Mungon krahu i punës vendas, bizneset kthejnë sytë nga Bangladeshi! 10 punëtorë punësohen te Firma në Lezhë: Jemi të kënaqur me kushtet

LEZHË- Krahas dhjetëra shqiptareve, pjesë e kësaj sipërmarrje prodhimi në Lezhë janë bërë dhe punëtor nga Bangladeshi, duke vënë në zbatim një nga deklaratat më të debatuara të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore.

10 bangladeshas kanë mbërritur në Shqipëri prej 1 muaj, duke u punësuar në një biznes të përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore. Mungesa e alternatives në vendin e tyre i ka detyruar punëtorët nga vendi i Azisë Jugore, që t'i drejtohen Shqipërisë, ndërsa shprehen të kënaqur me kushtet e punës që iu janë ofruar.

"Unë kam ardhur nga Bangladeshi për të punuar këtu në Shqipëri. Jam detyruar të vijë këtu sepse nuk na ofrohet një alternativë e tillë në vendin tonë. Kam lidhur kontratën me kompaninë e prodhimit "INCA" dhe deri tani jam i kënaqur. Kushtet e punës janë të mira e po ashtu na është siguruar edhe fjetja e ushqimi, këtu afër punës. Do qëndroj këtu për një kohë të gjatë se nuk kam zgjidhje tjetër, pasi në vendin tonë nuk ka punë", ka thënë ai për Report Tv.

"Unë jam nga Bangladeshi  dhe kam ardhur prej 1 muaj këtu në Shqipëri. Bashkë me të njohur të tjerë vendosem që të vijmë këtu, pasi na thanë se kishte nevojë për pune. Unë jam i martuar dhe kam dy fëmije, por duke qenë se në vendin tonë nuk na jepet mundësi punësimi u detyrova të vijë këtu. Jam punësuar tek kjo sipërmarrje prej 1 muaj dhe deri tani jam shumë i kënaqur me kushtet e punës dhe pagesën. Pronari na ka mundësuar, akomodimin dhe ushqimin këtu afër punës. Problem mbetet gjuha, por po mundohemi ta mësojmë sadopak" , rrëfen një tjetër.

Përfaqësues të biznesit thonë se mungesa e krahut të punës në Shqipëri, i ka detyruar që t'i kthejnë sytë nga vendet e tjera të botës dhe janë në pritje të lidhjes së kontratave të tjera me punëtorë të huaj.

Me një popullatë prej 163 milionë banorësh dhe të ardhura vjetore për frymë prej 2227 USD –gati 2.5 herë më të vogla se Shqipëria, Bangladeshi është një vend burim për migracionin e krahut të punës, ndaj dhe vetë kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale  i sugjeroi një sipërmarrësi fason në qytetin e Shkodrës që të rekrutonte punëtorë nga Bangladeshi.

 

B.K./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 06/07/2021 19:39

    Ropt ju si sipermars me gjith kto bangladeshash ju qifsha ropt se na proshet racen pilla motrash ka shqiptar pa pune sa te dush kurva bisnesmena u rit mirqenia ne shqipri e hajde sjellim puntor nga bangladeshi si su vje turp

    Përgjigju
    • emigrant: 11/07/2021 11:42

      Jo more mik jo shqiptaret sduan te punojne. Pranojne te shkojne jashte e mos te punojne ne ndertim apo ne shpia, si punojme ne jashte,qe slajme pune pa ba e spretendojme. Klubet plot ,sallonet e bukurise plot. Ku dreqin ju del koha e i marrin leket ,me i thane per pune thone jo jane pak. Kete ta them me siguri,se kisha nevoje ,per nje punetore shtepie dhe per tre ore i ofrova 1mije lek pra dy dite nga tre ore rregullisht ju duken pak e s'erdhi . a jane ne terezi a s'jane nga jashte ti bien. Me vjen keq qe te perzihet rraza,se dhe ne ketej kerkojme te ruajme martesat me shqiptar, se rreziku ekziston

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë