Kreu i PD-së, Sali Berisha nxorri në Kuvend një pankartë kundër Belinda Ballukut, e cila nuk është e pranishme në Kuvend. Teksa doli në Foltore për të mbajtur fjalën, ai nxorri edhe pankartën me një foto të Ballukut me kryeministrit Edi Rama. Kjo lëvizje vjen pas marrjes së zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera.
Lajmi kryesor:
Balluku mungon në Kuvend, PD pankarta: Të japë llogari për Tunelin e Llogarasë! U rrëzohet kërkesa për interpelancë, Peleshi: Po hetohet nga SPAK











