ELBASAN- Dimri i gjeti sërish pa sistem ngrohje disa prej shkollave në qytetin e Elbasanit.
Në kushtet kur dritaret duhet të mbahen hapur prej COVID-19, klasat janë të ftohta. Vetë nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Sul Harri "thanë për mikrofonin e Report Tv se prindërit kanë blerë rezistenca për ngrohje.
" Nuk kemi ngrohje në klasë, por një nëna e një nxënësi bleu ngrohëse për klasën", shprehet një nxënëse.
Edhe në shkollën 9-vjeçare "Fejzulla Guranjaku" është i njëjti shqetësim.
"Çdo klasë ka blere vete ngrohëse se shkolla është e vjetër dhe s'ka sistem ngrohës", shprehen prindërit.
Kjo problematike nuk pranohet nga Zyra Vendore Arsimore. Jashtë kamerash thonë se "kemi siguruar ngrohje të alternuar për të gjitha institucionet arsimore".
Me e bukura qendron se ne bashki kane nga 2 kondicioner per salle kurse femijet thajne. Mendo ne shkollen me te mire ne Elb cfare ndodh. Aty s'mban as rrjeti bien automatet se i kane vene vetem per ndricim.
Përgjigju