-
Sociale
U mbyllën shkollat prej temperaturave të ulëta, Ministria e Arsimit zbulon data: Ja kur do të zëvendësohen orët e humbura
4 të shtuna nxënësit e shkollave të sistemit parauniversitar do të zhvillojnë mësim për të zëvendësuar orët e mësimit që humbën kur u mbyllën shkollat si pasojë e temperaturave të ulëta.
31 Mars, 21:02 -
Sociale
Shkollat në Vlorë pa ngrohje, pezullohet mësimi! Nxënësit e shkollës 'Pavarësia': Na thanë ikni se është ftohtë
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mohoi problemet me ngrohjen në shkolla, por janë nxënësit ata që deklarojnë se as dje nuk kanë mundur të zhvillojnë orët e mësimit për shkak të të ftohtit dhe mungesës së ngrohësve në klasa. Kronika na njeh me këtë problematikë në shkollën "Pavarësia" të Vlorës.
28 Janar, 17:19 -
Sociale
Ikën i ftohti ekstrem, nxënësit dhe mësuesit në të gjithë vendin kthehen në shkolla! Pritet vendimi për zëvendësimin e orëve të humbura
Ashtu siç ishte parashikuar, temperaturat kanë pësuar një rritje krahasuar me 3 ditët e kaluara, për rrjedhojë, sot të gjithë nxënësit dhe mësuesit në të gjithë vendin do të kthehen në shkolla! Pas një pezullimi për 3 ditë, nga 24-26 janar, mësimi rifillon sot. Deri më tani nuk ka një datë dhe orë se kur do të zëvendësohen orët e humbura.
27 Janar, 07:19 -
Sociale
Pas 3 ditësh pezullim të mësimit prej temperaturave të ulëta, nesër të gjithë nxënësit dhe mësuesit kthehen në shkolla! Ministrja e Arsimit: Ja pse nuk u mbyllën kopshtet dhe çerdhet
Pas një pushimi 3 ditor, nesër të gjithë nxënësit dhe mësuesit në të gjitha shkollat në vend do të kthehen në banka për të vijuar mësimin! I ftohti polar që kishte mbërthyer vendin tonë ka nisur të largohet, për rrjedhojë Ministria e Arsimit nuk e ka gjykuar të arsyeshme që të shtynte vendimin për pezullimin e mësimit, e ndërsa ende nuk ka një datë se kur do të zëvendësohen orët e humbur.
26 Janar, 14:24 -
Sociale
Mbyllja e shkollave, Ina Zhupa: Qeveria nuk jep llogari dhe nuk bën transparencë
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për mbylljen e shkollave në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit. Zhupa shprehet se qeveria nuk jep llogari dhe nuk bën transparencë se cila ishte arsyeja e mbylljes së instituci
24 Janar, 15:42 -
Sociale
Pyetësori për gjuhën turke në shkolla, ministrja e Arsimit: S'ka lidhje me vizitën e Erdogan! Pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në janar 2021
Pyetësori që u është shpërndarë nxënësve dhe mësuesve për gjuhën turke në shkolla, nuk ka asnjë lidhje me vizitën e presidentit turk Erdogan të para
24 Janar, 14:24 -
Sociale
Ministrja e Arsimit: 1100 mësues dhe 1600 nxënës me COVID! Shkollat u mbyllën për shkak të rrezikut që haste nxënësi nga shtëpia në shkollë, jo për mungesën e ngrohjes
Shkollat nuk janë mbyllur për shkak të mungesës së sistemit të ngrohjes apo rasteve të shtuara me COVID, por si pasojë rrezikut që mund të haste një nxënës gjatë rrugës nga shtëpia për në klasë në një kohë kur temperaturat kanë shkuar në disa gradë nën zero. Rreziqet që i kanosen një nxënësi, i ka listuar ministrja e Arsimit Evis Kushi.
24 Janar, 13:42 -
Sociale
Mungesa e ngrohjes në shkolla, protestë para Ministrisë, aktivistë dhurojnë ngrohëse: Mësuesit kanë frikë të thonë 'kemi ftohtë'! Koha e regjistrit dixhital dhe e shkollave pa dyer e dritare
Në ditën kombëtare të Arsimit, shkollat janë të mbyllura për shkak të mungesës së sistemit të ngrohjes, e kjo ka ngritur në protestë disa aktivistë. Protesta është zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit e përveç deklaratave të bëra, nuk kanë munguar simbolikat.
24 Janar, 10:10 -
Politikë
Mbyllja e shkollave për 3 ditë, reagon PD: Dështim në sistemin e ngrohjes, vendimet gjysmake të Ministres së Arsimit bien në kurriz të prindërve shqiptarë
Për shkak të kushteve atmosferike dhe temperaturave ekstremisht të ulëta, ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e shkollave për 3 ditë, javën që vjen. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila nënvizon se kjo nxori në pah dështimin në krijimin e kushteve minimale në shkolla siç është ngrohja
23 Janar, 13:18 -
Sociale
Probleme me ngrohjen, mbyllen shkollat në të gjithë vendin nga 24 deri 26 janar! Ministria e Arsimit: Temperaturat do të shkojnë deri në -17 gradë, orët do të zëvendësohen
Për shkak të problemeve me sistemin ngrohës dhe parashikimit për temperatura të ulëta deri që -17 gradë celsius, Ministria e Arsimit ka bërë me dije se do të mbyllen shkollat në të gjithë vendin për 3 ditë. bëhet fjalë nga data 24-26 janar.
20 Janar, 13:22 -
Sociale
Shkollat pa ngrohje në Elbasan, nxënësit: Kemi blerë rezistencë, por kemi ftohtë
Pjesa më e madhe e shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në qytetin e Elbasanit janë pa sisteme ngrohjeje. Në këto ditë të ftohta janari, nxënësit kanë blerë vetë rezistencat në klasa, por që nuk e ngrohin mjaftueshëm ambientin. Bashkia pranon problematikën, sidomos në godinat e vjetra arsimore ku nuk ka kaldaja.
18 Janar, 12:03 -
Vëzhgimi në shkolla, në Tiranë nxënësit mësim me xhupa! Kaldajat jo gjithmonë ndizen, nxënësit sjellin vetë rezistenca! Prindërit: Kanë ftohtë
Ndonëse jemi në muajin janar ende disa shkolla në kryeqytet kanë probleme me ngrohjen, ku në shumë raste as sistemi me kaldaja nuk funksionon. Nga një vëzhgim i Report Tv shkollat 9-vjeçare “Bajram Curri” dhe “Drita Pelinku” nxënësit zhvillojnë mësimin në të ftohtë e me xhupa veshur.
7 Janar, 17:02 -
Mungesa e ngrohjes në shkolla/ Në Lezhë e Gjirokastër nxënësit blejnë vetë reflektorët! Drejtoresha në Belsh: Kemi kaldaja, por se ndezim sepse harxhon shumë naftë
Ngrohja në shkolla është problem pothuajse në të gjithë vendin e sidomos në këto ditë të ftohta dimri. Gazetarët e Report Tv në qytetin e Lezhës, Gjirokastrës dhe Elbasanit kanë kryer një vëzhgim në lidhje me këtë problematikë në shkolla
22 Dhjetor 2021, 12:16 -
Mungon ngrohja, prindërit blejnë rezistenca për shkollat në Elbasan (VIDEO)
Në disa prej shkollave të Elbasanit mungon ngrohja. Nxënësit thanë se prindërit kanë siguruar privatisht rezistenca, por sërish klasat mbeten të ftohta pasi edhe dritaret qendrojnë hapur për shkak të pandemisë.
21 Janar 2021, 20:17 -
‘Ngrin’ kaldaja e re, mbyllet shkolla në Mirditë e rikonstruktuar një vit më parë! Drejtori: Do bëjmë mësim online (VIDEO)
Një shkollë e rikonstruktuar një vit më parë është mbyllur në Fan të Mirditës dhe 220 gjimnazistë kanë mbetur pa mësim. Investimi për kaldajën e re ka dështuar pasi tubat janë lënë të hapur në sipërfaqe dhe gjatë dimrit ngrijnë.
20 Janar 2021, 20:35 -
-
Kaldajat në shkollat e Tepelenës shërbejnë si 'dekor', nxënësit pa ngrohje (VIDEO)
Në shkollën 9 vjeçare "Avni Rustemi'' në qytetin e Tepelenës mungon ngrohja në klasa edhe pse në shkollë ka sistem kaldajash. Në këto kushte nxënësit detyrohen të zhvillojnë mësim me xhupa për të përballuar të ftohtin sepse këto kaldaja nuk ndizen. Në disa klasa nxënësit ngrohen me anë të një furnele elektrike.
4 Mars 2020, 17:15 -
Shkollat pa ngrohje, kryetari i PD në Vlorë: Fajin e ka PS, ka harxhuar buxhetin e bashkisë për punësimin e militantëve
Ndaj problematikave që po hasin shkollat e vendit në saj të temperaturave të ulëta, ka reaguar kryetari i PD-së në Vlorë. Genc Deromemaj akuzon për gjendjen e shkollave në Vlorë Partinë Socialiste dhe politikave korruptative që ka ndjekur duke harxhuar buxhetin e bashkisë.
8 Janar 2019, 16:55 -
Temperaturat nën zero/ Nga veriu në jug, ja shkollat që kanë probleme me ngrohjen
Temperaturat e ulëta kanë bërë që në disa shkolla të vendit të hasen probleme me ngrohjen. Në qytetit e Lezhës më problematike janë shkollat e qytetit, pasi ka kaldaja janë jashtë funksionit. Në fshatin Stajkë të Vaut të Dejes, nuk janë lidhur akoma kaldajat, ndërsa në fshatin Dukat të Vlorës, nxënësit marrin ngrohëse nga shtëpitë e tyre.
8 Janar 2019, 14:32 -
Temperaturat e ulta/ Nxënësit në Vaun e Dejës bojkot për kaldajën, bashkia: Do vihet sërish në punë (VD)
Prindërit i kanë dërguar një shkresë bashkisë ku kërkojnë që të ndizen kaldajat dhe ngrohja të mos bëhet me gaz sic veprohet aktualisht, pasi sipas tyre këto bombola jashtë jashtë cdo kriteri sigurie dhe rrezikojnë jetën e fëmijëve. Reagon për Report Tv, kryetari Zef Hila. Hila thotë se kaldaja do të rivihet në punë.
8 Janar 2019, 09:09