​​Seanca e pretencës ndaj ish-ministrit Spiro Ksera është shtyrë për datën 11 korrik. Sipas burimeve të Report TV arsyeja e shtyrjes ishte mungesa e avokatit të të pandehurës Elda Kozaj, Sokol Hazizaj.

Rreth një javë më parë Gjykata e Tiranës vendosi që ndaj ish-ministrit Spiro Ksera të ketë gjykim të shkurtuar. Pas pesë muaj hetimesh ish Ministri i punës në qeverinë Berisha Spiro Ksera, përfundoi në gjykatë si pandehur me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Veprimet e paligjshme të zyrtarëve i shkaktuan shtetit një dëm prej 30 milion lekë me anë të vjedhjes dhe falsifikimit të dokumenteve.

Sëbashku me Kserën në akuzë janë dhe 4 ish-vartës të tij dhe administrator i një kompanie private, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin sipas prokurorit Tavani ata krijuan dokumente fiktive për aktivitete të realizuara më parë.

Këto para u morën nga Buxheti i shtetit por vetë Ksera i cili kërkoi lirinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit mohoi akuzën duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht pasi ai është përfaqësuses i minoritetit Grek në vendin tonë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)