Jasir Asani do jetë mungesa e madhe e Partizanit në ndeshjen me Vllazninë, që ashtu si me Teutën do jetë tejet vendimtare për fatet e titullit. Aktualisht Partizani udhëheq me pikë të barabarta me Teutën, ndërsa shkodranët edhe pse në vendin e katërt ka një diferenë vetëm prej dy pikësh me kreun.
“Një finale e fituam, por janë edhe dy! Më vjen keq dhe kërkoj ndjesë që nuk do të jem pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Vllaznisë për shkak të kartonave, por jam i bindur se Partizani ka shumë luftëtarë dhe të gjithë do të japin më të mirën për ëndrrën e madhe. PMTP!”-shkruan Asani.
Komento