Mur kokëfortë midis Brukselit dhe Ankarasë. BE shkurton fondet për Turqinë (VIDEO)

Këshilli për Punët e Jashtme i Bashkimit Europian, i cili mbledh së bashku ministrat e jashtëm të vendeve anëtare, pezulloi marrëdhëniet dhe shkurtoi fondet për Turqinë, e cila në ditët e fundit ka nisur shpime të reja në det të hapur në Mesdheun lindor, pranë brigjeve te Qipros, duke kërkuar fusha te mundshme me rezerva gazi.

Në javët e fundit, Turqia ka dërguar një anije të re shpimi në zonë, një veprim i dënuar nga Qiproja, e cila si një shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit të saj.

Negociatat e pezulluara përfshijnë marrëveshjet e aviacionit, rrjedhën e fondeve në vend dhe kreditë e dhëna nga Banka Evropiane e Investimeve, të cilat kapin një vlerë prej  pothuajse 434 milionë dollar, vetëm për vitin 2018.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin

Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin