BEVERLY HILLS- Murali "Vajza Lule", vepër e artistit të njohur të grafiteve Bansky do të dalë në shitje në shtëpinë e ankandit Julien në muajin dhjetor në Beverly Hills.
Vepra është realizuar në murin e një stacioni gazi në vitin 2008 dhe ka përmasat 9 metra gjatësi dhe 8 metra gjerësi.
Grafiti tregon siluetën e një vajze në kërkim të objektivit të kameras që duket sikur mbin nga një hardhi.
Përgjegjësi i shitjeve në shtëpinë e ankandeve, Michael Doyle tha se puna e artistit është është një kritikë e llojit të mbikqyrjes moderne mbi shoqërinë tone dhe vlerësohet të shitet me cmimin deri në 1 milionë dollarë.
Në thelb, tha Doyle, kjo vajzë e vogël dhe pafajësia e saj duke mbledhur lule, simbolizon sistemin e mbikqyrjes moderne.
Banksy është bërë i njohur me grafitët që fillimisht i vizatonte në Londër, e pastaj në gjithë botën. Madje disa nga grafitët e tij janë të mbrojtur edhe nga shteti, edhe pse të vizatuar ilegalisht. Pavarsisht famës së madhe vazhdon të prodhojë në Anonimat të plotë.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com