Muralja e Tiranës në 25 finalistet për t'u shpallur vepra më e mirë në botë për muajin Shtator 2021

Muralja e Tiranës në 25 finalistet për t'u shpallur vepra më e mirë në botë për muajin Shtator 2021

Muralja e Tiranës

Imazhi i një vajze që mban një buqetë me lule në dorë në një nga pallatet e Tiranës është kualifikuar në 25 finalistet për t'u shpallur vepra më e mirë në botë për muajin Shtator 2021

Vepra e piktorit Gera në kuadër të Mural Fest 2021 që u organizua në Tiranë, ia ka dalë që të renditet tek veprat më të mira në botë për artin e rrugës ose siç njihet ndryshe Street Art.

Street Art Cities është një platformë globale me një mision për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë.

Pjesë e kësaj platforme janë 900 qytete me mbi 35.000 vepra arti. 25 veprat më të mira të artit, ku bën pjesë dhe “Serena” e artistit shqiptar që mori pjesë në Mural Fest 2021 do i nënshtrohet një sondazhi në internet dhe fituesi do të shpallet të Dielën më 10 Tetor.

Mural Fest u organizua nga Dekor Tirana nën kujdesin e posaçëm të dy kuratorëve të njohur Helidon Haliti dhe Qirjako Josifidhi.

Kliko këtu për të votuar

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë