PRISHTINË, 27 Shkurt/ATSH/.- Ministri i Diasporës së Kosovës, Valon Murati, u takua sot me udhëheqësit e shoqatave shqiptare në Stamboll.
Sipas KosovaPress, takimi u zhvillua në ambientet e Qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll. Para pjesëmarrësve, ministri Murati foli për progresin e Kosovës dhe për raportet e Qeverisë së Kosovës me diasporën e saj.
Ndër të tjera, ai tha se "ne kujdesemi për diasporën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, por diasporën shumicë të shqiptarëve e trajtojmë një dhe të pandashme".
Gjithashtu, ministri Murati u shpjegoi të pranishmëve edhe për programet e Ministrisë së Diasporës, me theks të veçantë te mësimi plotësues i gjuhës shqipe, aktivitetet kulturore, krijimi i lehtësive p?r nxitjen e investimeve t? diasporës, si dhe për procesin e regjistrimit të diasporës, dhe p?r k?t?, kërkoi bashkëpunim dhe përkrahje nga shoqatat./m.m/










