Report Tv në shtëpinë e njeriut 'bombë'/ Nga muret e shpuara me plumba te kallëpet e dinamitit, Lefter Zhidru e kishte kthyer në bazë municioni e armësh (VIDEO)

ELBASAN-  Televizori në dhomën Lefter Zhidru është i ndezur.  Nga këtu besohet se njeriu i çuditshëm dhe i frikshëm për fqinjët organizoi rezistencën e tij 5 orëshe ndaj RENEA-s. Askush nuk do mund të dijë çfarë bluante në kokë. Më herët kishte plagosur dy kalimtarë e qëlluar me armë policinë 

Gjatë orëve të para të ditës së sotme, gruaja dhe vajza minorene e 71 vjecarit, shkuan në banesën e shpuar nga plumbat. Mori disa ndërresa përvete, ose për të vdekurin në morg. Agresive pas asaj çfarë pa dhe ndodhi, Floresha Zhidru sulmon të vetmit njerëz rreth saj, gazetarët. "Do jepni llogari për ato që keni shpifur, do jepni llogari për ato që keni shkruar në media. Do jepni llogari. Nuk erdhët kur ishte për të ardhur, por erdhët sot. Ikni nga këtu, kërkoja shtetit drejtësinë", dëgjohet të thotë ajo.

Janë pamjet brenda shtëpisë, që Report Tv solli një ditë pas terrorit disa orësh që u mbyll me vrasjen kryefamiljarit. Ndodhet në katin e dytë të pallatit në lagjen 11 Nëntori në Elbasan. Mure të shpuara, dyer të shkatërruara. Gjurmë të minutave të fundit të përplasjes me armë zjarri mes Zhidrut dhe policisë.  Orenditë, hapësirat brenda të japin përshtypjen e një shtëpie më banorë normal. Asgjë nuk i ka munguar kësaj familjeje pavarësisht se pamjet e një dite më pas janë të vrazhda.  Lavatrice për t'u pastruar, ambient gatimi e ndenje. Dhoma për të fjetur e pushuar. Tualt dhe një hartë e Shqipërisë sa faqja e murit. Gjithçka i duhet një burri e gruaje me fëmijë për të jetuar.

Por nuk dihet sa kohë i është dashur për ta kthyer në një bazë armësh. Kallashnikovi me të cilin luftoi për disa orë. Kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim. Nga para pallatit herë vajza herë policia i kërkonin të dorëzohej. Zhidru nuk bindej dhe vazhdonte të kërcënonte. Pantofla blu dhe kallashnikovi ngjitur me trupin e tij të pajetë, janë pamjet e fundit të burrit të egër. Fiks në orën 18.00 koha për Lefter Zhidrun mbaroi.  Forcat RENEA shpërthyen derën e shtëpisë së tij, 71-vjeçari qëlloi me breshëri në drejtim të tyre.  Policët  shpëtuan falë mbrojtëses metalike që kishin, në të cilën u panë se ishte qëlluar 8 herë. Lefteri vrapoi për nga dhoma tjetër dhe doli në dritare, nga ku mori një plumb në kokë me snajper. 

Kjo video ekskluzive u transmetua gjatë emisionit "Repolitix" . Është momenti i shkëmbimit të zjarrit mes 71-vjeçarit dhe RENEA-s në Elbasan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:01
Flet djali i Lefter Zhidrus: Kisha marrëdhënie të shkëlqyer, por bëmë llafe! Kam nja 5-6 vjet që s'flisja! Na lidh perëndia (VIDEO)

Në fshat kishte 5 vite pa ardhur, më herët vizitonte të vëllanë dhe të birin me probleme të shëndetit mendor që jeton i vetëm. Odisea 49 vjeç thotë se i ati ka vite pa e vizituar.

"Unë jetoj në shtëpi me perëndinë. i ka ardhur dita e perëndisë, kam nja 5-6 vjet, kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera, pastaj bëmë disa llafe. Më foli perëndia mua pastaj. Na lidh një Zot. Jam takuar njëherë me një vëlla nga ana e babait", tregon ai.

71 vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA ishte divorcuar dy here më parë por askush në fshat nuk thotë se ai mund të ketë qen i dhunshëm.

Ora 11:49
Ish- gruaja merr trupin në morg, 71-vjeçari Lefter Zhidru do të varroset në Sarandë

1600964920_1600955144lefterzhidru.jpg

Ish- gruaja, Floresha së bashku me disa familjarë janë rikthyer në banesë ku kanë marrë sendet personale dhe kanë shkuar edhe në morgun e Elbasanit, për të marrë trupin e pajetë të Lefter Zhidrus. Ai do të përcillet për në banesën e fundit në Sarandë ku dhe kishte lindur.

Ora 11:08
E gjitha një kasaphanë, Report Tv pamje nga shtëpia e Lefter Zhidrus, kallëpe tritoli, çantë sporti me fitil ndezës...çfarë ka mbetur sot

Report Tv është futur në banesën e 71-vjeçarit. Kasaphanë është ajo që e përshkruan më së miri këtë pamje, ku ka shenja plumbash kudo. Siç është raportuar më herët, në banesë u gjetën kallëpe tritoli  të vendosura në të gjithë shtëpinë. Mendohet se 71-vjeçari i kishte përgatitur këto kallëpe me tritol për t’i hedhur kundër policisë. I moshuari madje ka kërcënuar gjatë negociatave me të bijën  se "nëse policia nuk largohej do i hidhte në erë."

Një tjetër detaj dyshues brenda dhomës së tij dhe po aq frikësues është edhe një çantë e madhe sporti e cila ka një fitil ndezës. Dyshohet se aty mund të këtë pasur një bateri makinë dhe është përpjeke të lidh detonatorët me fitilin për të krijuar një shpërthim të fuqishëm.

Ora 10:56
Elbasan/ Ish-gruaja e 71-vjeçarit rikthehet në banesën e shkatërruar nga plumbat, akuzon mediat: Do jepni llogari për ça keni shkruar (VIDEO)

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, Floresha Zhidru është rikthyer në banesën e saj, aty ku u ekzekutua ish- burri. Në gjendje të rëndë psikologjike, ajo bën fajtore mediat.Ajo shfaqet pranë vajzës së saj të vogël, 14-vjeçe në derën e shtëpisë, tashmë të shndërruar në një skenë krimi. 

"Do jepni llogari për ato që keni shpifur, do jepni llogari për ato që keni shkruar në media. Do jepni llogari. Nuk erdhët kur ishte për të ardhur, por erdhët sot. Ikni nga këtu, kërkoja shtetit drejtësinë", tha gruaja.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjjffkfk: 25/09/2020 13:12

    C'ne qe po ju akuzojne ju?! Ju jeni media teresisht profesionale. S'keni lidhje me mediokritetin.

    Përgjigju
  • Bashkefajtore: 25/09/2020 12:08

    Kjo gruaja e ketij qe kercenon do jepni llogari per ato qe keni shkruar, mos duhet qe kjo te jape llogari, se si gruaja e shtepise ajo i ka parë armet dhe tritolin ne shtepi. Lajmet thone qe ishin ribashkuar dhe jetonin bashke. Pse nuk denoncoi ne polici armet? Keshtu edhe do kishte shpetuar nga ky, se me ate arsenal nja 20 vjet do ishte denuar ky Ramboja. Jo vetem kjo, por tu kerkohet grave ne te gjithe Shqiperine qe te gjejne menyren per te denoncuar ne polici armet qe i shohin te fshehura ne shtepi. Une besoj fort qe ne nje apartament te vogel kjo ishte ne dijeni per gjithe ate arsenal. Denoncimi u be pasi ai e kercenoi apo goditi.

    Përgjigju
    • Gruaja: 25/09/2020 12:41

      Trimat nuk vdesin..

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim