Muret e Mitrovicës mbulohen nga
posterat: Kosova, 10 vjet pushtim

Muret e Mitrovicës mbulohen nga<br />posterat: Kosova, 10 vjet pushtim<br>
Kosova feston 10-vjetorin e Paravësisë së saj, ndërsa Mitrivica “proteston” që në mëngjes. Muret e Mitrovicës janë mbushur sot me postera kundër festës nacionale të Kosovës. Në posterat nëpër qytet, ilustrohen dy duar të prangosura, nën të cilat shkruhet: ’10 vjet pushtimi të Kosovës e Metohisë’.

Mbishkrimi është shkruar në disa gjuhë: në gjuhën serbe, në alfabetin cirilik, në shqip dhe në anglisht, në mënyrë që të kuptohen nga përqindja më e madhe e kalimtarëve.

Mësohet se përmes këtyre pankartave, qytetarët serbë të veriut i transmetojnë Kosovës mesazhin se sipas, tyre, Kosova është pjesë e Serbisë dhe se ajo është e ‘pushtuar’ nga Bashkësia Ndërkombëtare.

KosovaPress ka tentuar të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri të Mitrovicës, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

FOTO:

mitrovice

mitrovice

mitrovice

 

d.gj/ Shqiptarja

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet