Muri i Berlinit, Nishani:Të na 
kujtojë të lemë sherret dhe dasitë

Muri i Berlinit, Nishani:Të na <br />kujtojë të lemë sherret dhe dasitë
TIRANË - Presidenti i Republikës Bujar Nishani përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka përkujtuar sot 25-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Në lidhje me këtë ngjarje kreu i Shtetit i ka dërguar një mesazh klasës politike shqiptare. Ai kërkon që të bëhet çmos që të jenë më të përgjegjshëm, dhe të lenë sherret.

“Le të na kujtojë dhe angazhojë kjo datë, të bëjmë çmos të jemi më të përgjegjshëm, më seriozë, të punojmë sa më tepër, të respektojmë institucionet, Ligjin, njëri-tjetrin, të lemë sherret, dasitë, dhe të prosperojmë bashkarisht”.- shkruan Nishani.
 
Presidenti e vlerëson shembjen e Murit të Berlinit si një simbol që fundin e një lufte që nuk shpërtheu kurrë, por kushtoi shumë.

nishani fb

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia