“Ne jemi myslimanë! Duhet të kalosh mbi trupat tanë për të hyrë në brendësi të turmës së njerëzve”. Kjo ka qenë ajo që ka thënë John Youman, turisti Britanik i cili ndodhej ngjitur me hotelin ku ndodhi atentati terrorist i të premtes në Tunizi.
Një foto po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, ku atentatori i sulmit tragjik të së premtes në plazhin e qytetin bregdetar të Sousse në Tunizi është me automatik në dorë në bregdet. Këtë e ka komentuar turisti britanik, i cili thotë se personat të cilët duken të rreshtuar pas atentatorit janë pjesë e stafit të hotelit të cilët kanë krijuar një murë mbrojtës për të mos e lënë atë të depërtojë në brendësi të turmës së turistëve.
“Ata janë rreshtuar aty për të mbrojtur turistët që ndodheshin aty”, - thotë Youman për BBC, turisti britanik i cili kishte shkuar bashkë me bashkëshorten për të pushuar në këtë plazh.
“Të gjithë thërrisnin në kor: Jemi myslimanë, jemi myslimanë” – thotë turisti.
Ndërkohë, në lidhje me atentatin në Tunizi ku mbetën të vdekur rreth 38 persona dhe u plagosën 36 të tjerë ka reaguar edhe Kryeministri Britanik, David Cameron, i cili e ka quajtur ngjarjen të tmerrshme që sipas tij ka tronditur gjithë botën.
Ai tha se 30 nga personat që kanë humbur jetën nga sulmi terrorist në plazhin e tunizisë ishin britanik.
“Lufta ndaj ISIS kërkon një kohë të gjatë”, - tha Cameron, duke theksuar se ata paraqesin një kërcënim ekzistencial për të gjithë perëndimin.
David Kameron ka thënë për BBC se ditën e sotme do të dërgohet një avion në Tunizi për të ndihmuar në evakuimin e viktimave. Ai tha se ata mund të vijnë edhe në Britani nëse familjarët e tyre do të duan.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Thirrën në kor: Jemi myslimanë!">