Muriqan, arrestohen 3 shtetas turq, po tentonin të largoheshin me pasaportat e të tjerëve

Muriqan, arrestohen 3 shtetas turq, po tentonin të largoheshin me pasaportat e të tjerëve

Tre shtetas turq janë arrestuar në Muriqan pasi po tentonin të largoheshin me pasaporta të shtetasve të tjerë.

Njoftimi i policisë

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet kufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare të Muriqanit, në dalje, kryen verifikime të detajuara të dokumentacionit të shtetasve turq R. Y., 38 vjeç dhe H. S., 36 vjeç, të cilët ishin pasagjerë në një automjet të marrë me qira nga shtetasi turk O. O., 25 vjeç, banues në Poloni.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasit R. Y dhe H. S. posedonin pasaporta turke të shtetasve të tjerë (me përshtatje), me qëllim kalimin e kufirit, në kundërshtim me ligjin. Këta 2 shtetas u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe  “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjithashtu në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua dhe  shtetasi O. O., për veprën penale  “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut