Muriqan/ Fshehu në automjet 11 790 euro, vihet në hetim shqiptari i Kosovës! I sekuestrohen paratë

Muriqan/ Fshehu në automjet 11 790 euro, vihet në hetim shqiptari i Kosovës! I sekuestrohen paratë

Paratë e sekuestruara

MURIQAN- Një 58-vjeçar nga Kosova është vënë në hetim pasi ka fshehur në makinë dhe nuk ka deklaruar 11 790 euro.

Mësohet se bëhet fjalë për 58-vjeçarin N. F..  

58-vjeçarit i është sekuestruar shuma dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

“Fshehu në automjet 11 790 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohet penalisht 58-vjeçari (shtetas kosovar) dhe i sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin N. F.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e PKK Muriqan gjetën dhe sekuestruan 11 790 euro, të padeklaruara nga shtetasi N. F., konform ligjeve në fuqi. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat operacionale të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. F., 58 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", njofton policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?