Dy persona janë arrestuar nga policia ditën e sotme në pikën kufitare të Muriqanit pasi tentuan të kalonon 21 kilogramë kanabis. Sipas policisë në pranga kanë rënë Maradona Bega, 23 vjeç, banues në lagjen Nr 1, Tiranë dhe Dornela S, 26 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në dalje nga territori ynë, në Muriqan në mjetin tip Benz, me targë AA 479 HM, në pronësi të Maradona Bega, shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit konstatuan të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kilogramë lëndë narkotike "Cannabis Sativa".

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë.

Njoftimi i plotë i policisë:
Policia Kufitare godet një tjetër rast të tentativës për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”

Sekuestrohet rreth 21 kilogramë lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sativa”

Arrestohen në flagrancë dy shtetas

Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Kufitare më datë 13.10.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Maradona Bega, 23 vjeç, banues në lagjen Nr 1, Tiranë

Dornela S, 26 vjeçe, banuese në Tiranë,

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në dalje nga territori R.SH-së, në PKK Muriqan në mjetin tip Benz, me targë AA 479 HM, në pronësi të shtetasit Maradona Bega, shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit konstatuan të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kilogramë lëndë narkotike "Cannabis Sativa".

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 i Kodit Penal.

droga muriqan 
  (Kanabisi i sekuestruar në Muriqan)

droga muriqan
  (Kanabisi i sekuestruar në Muriqan)

droga muriqan
  (Kanabisi i sekuestruar në Muriqan)



Redaksai Online
J.Sh Shqiptarja.com