Do kalonin 331 mijë euro të padeklaruara në Muriqan, arrestohet 36-vjeçari, në hetim një tjetër! I kishin fshehur në tavanin dhe bagazhin e makinës (EMRI)

Do kalonin 331 mijë euro të padeklaruara në Muriqan, arrestohet 36-vjeçari, në hetim një tjetër! I kishin fshehur në tavanin dhe bagazhin e makinës (EMRI)

Eurot e sekuestruara

Muriqan- Një 36 vjeçar është vendosur në pranga dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë pasi tentuan të kalonin nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit, 331 mijë euro të padeklaruara, që dyshohet janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

36 vjeçari i arrestuar është identifikuar si Fadil Halmusaj.

Blutë i gjetën paratë në pjesën e tavanit të makinës dhe në bagazhin e saj.

"Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin F. H. dhe pasagjer shtetasin P. M.  Në dy hapësira të modifikuara (në pjesën e tavanit dhe të bagazhit të automjetit), u gjetën 331 000 euro, që këta shtetas po tentonin t’i futnin ilegalisht në Shqipëri", informoi sot policia.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë. 

Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?