Muriqan, tre kosovarë në hetim për trafik droge pasi u kap kanabis në autobusin 'Prishtinë-Ulqin'

Muriqan, tre kosovarë në hetim për trafik droge pasi u kap kanabis në autobusin 'Prishtinë-Ulqin'

Muriqan

Tre kosovarë mes tyre një vajzë janë në hetim pasi në autobusin e linjës “Prishtinë-Ulqin”, u gjet një sasi e vogël kanabisi.

Në njoftimin e policisë së Shkodrës mësohet se në gjëndje të lirë po hetohen L. Ç., 23 vjeçe dhe B. B., 38 vjeç ndërsa u shpall në kërkim shtetasi L. Ç., 25 vjeç për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”

“Në Muriqan, në dalje të vendit, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës “Prishtinë-Ulqin”, me drejtues shtetasin B. B., në çantën me dërgues shtetasin L. Ç. dhe me marrëse 23-vjeçaren, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit” njoftoi policia e Shkodrës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protestat te bashkia, sulmet e Metës dhe 'lëvizja' e papritur ndaj SPAK, Erion Veliaj sonte në 19.00 në Report Tv

Protestat te bashkia, sulmet e Metës dhe 'lëvizja' e papritur ndaj SPAK, Erion Veliaj sonte në 19.00 në Report Tv