Kanë kaluar tre dekada nga rënia e murit të Berlinit dhe çdo tullë e hedhur poshtë nga banorët e kryeqytetit gjerman duket se është ngritur përsëri, për të forcuar muret që sot ndajnë disa shtete evropiane. Që nga viti 1989 disa shtete të kontinentit të vjetër kanë ndërtuar rreth një mijë kilometra ‘mure’, të cilat janë ekuivalente me gjashtë ‘mure të Berlinit’.
Këtë ka deklaruar në një raport Institutit Transnacional (TNI), i cili thotë se shumica e mureve janë ndërtuar vitet e fundit, duke filluar nga viti 2015, kur lufta civile Siriane dhe kriza e migrantëve ishin në kulmin e tyre.
"Këtë herë, Europa është e ndarë jo aq shumë nga ideologjia sa nga frika e refugjatëve dhe migrantëve", thuhet në raport.
Barrierat e ndërtuara vitet e fundit janë ato që ndajnë:
Qytetet Ceuta dhe Melilla, enklavat spanjolle, nga Maroku. Turqia nga Greqia dhe Bullgaria. Greqia nga Maqedonia Veriore. Hungaria nga Serbia dhe Kroacia. Rusia nga Letonia, Norvegjia, Estonia dhe Lituania; Calais, në Francë, për emigrantët që përpiqen të nisen për në Angli
Për ndërtimin e këtyre barrierave, sipas (TNI), janë shpenzuar gati 18 miliardë euro.
"Muret e tokës dhe rrethimet në kufijtë europianë janë aspektet më të dukshme të kalasë Europë", thuhet në raporti e TNI.
Për TNI, ‘Gjithçka tregon një forcim të mëtejshëm të mureve të Fortesës Europë". Kjo nga ana tjetër bën që refugjatët dhe emigrantët "të marrin rreziqe më të mëdha për të kapërcyer kufijtë në mënyrë të paligjshme në rrethana katastrofike”.
"Muri i Berlinit", -thuhet në raport, - është ende i ngritur dhe gjashtë herë më i gjatë, vetëm se ka ndryshuar vend.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1607
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg, amnistoi krimet elektorale, s'mund t'i zgjatet mandati! Merr 100 mln lekë në vit, mercenar i partisë
20 Dhjetor, 13:04
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor, 14:06
-
Amnesty International: Serbia instaloi programe spiunazhi në telefonat e dhjetëra gazetarëve e aktivistëve
16 Dhjetor, 09:32
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor, 08:57
-
Serbi/ Vuçiç: SHBA do t’i vendosë sanksione industrisë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse
14 Dhjetor, 07:17
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor, 20:30
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor, 17:32
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor, 10:56
-
Bilalli në ‘Studio Live’: Procesi në Hagë ka tendencë të njollosë Kosovën! Turqia më e fituara në Siri, Erdogani e luajti mirë shahun
11 Dhjetor, 19:29
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20