Deputeti i opozitës në Parlament, Myslim Murrizi i kërkon ambasadorëve Soreca dhe Borchard që të tregojnë, arsyen përse, sipas Murrizit, u zbythën nga rekomandimi kyç i OSCE dhe ODIHRIT për administratë zgjedhore.

Në një në Facebook deputeti Murrizi e cilëson konsensusin e vendosur mes PD-PS-LSI, me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, si një pazar të pistë për të mos patur reformë zgjedhore.

“Kush mund ti bej hesapet pa hanxhin, mund te ngelet si një 'han' i braktisur dhe i rrënuar. Ambasadoret Soreca dhe Borchard të tregojnë “ arsyen” dhe shkakun e vërtetë përse u zbythen nga rekomandimi kyç i OSCE dhe ODIHRIT për administrate zgjedhore????? Burra qe nuk mbajnë fjalën, janë njëlloj spurdhjake pavarësisht se ku ka lindur dhe çfarë gjuhe flasin. Ky është një pazar i pistë për të mos patur reformë zgjedhore”, shkruan Murrizi në Facebook.