Edmond Panariti, ish ministri i Bujqësisë, ka reaguar pas padisë që deputeti i opozitës Myslim Murrizi i ka bërë në SPAK për dy tendera në Lushnje. Panariti duke shmangur tenderin në lidhje me blerjen e lopëve të marra nga Danimarka me çmim 3 fish më të lartë nga tregu, është përgjigjur vetëm për një tender atë të vaditjes me pika në Divjakë. Sipas Panariti një tender i tillë nuk ekziston nga Ministria e Bujqësisë në këtë zonë dhe se është qesharake që të kallëzohet për një gjë që nuk ka ndodhur kurrë.
"Korrigjo shënjestrën e opozitarizmit Z. Murrizi! U njoha me padinë më unike në botë ndaj Ministrisë së Bujqësisë të kryer nga opozitari i opozitës Murrizi .Padi për diçka që nuk ka ndodhur kurrë ! Pra një padi për diçka që nuk ekziston! Sepse nuk ka patur, dhe nuk ka tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës, siç deklaron prej kohësh paditësi opozitar i opozitës!
Nuk ka! Kjo është lehtësisht e verifikueshme, pra është qesharake të paditësh pa objekt padije. I vetmi investim madhor i realizuar në Sistemin Kombetar të Vaditjes , ka qenë ai i Bankës Botërore, i kryer për infrastrukturën e digave dhe të kanaleve të para dhe të dyta të vaditjes. Një ndër ndërhyrjet më të suksesshme në sistem. Dorëzuar me çelsa në dorë me funksione të plota vaditjeje, Bashkive përfituese që prej afër 5 vitesh .Prandaj korrigjo shënjestrën e opozitarizmit tënd zoti Murrizi! Kaq", shkruan Panariti.
Lajmi kryesor:
Myslim Murrizi çon në SPAK Edmond Panaritin e Vojo Bregun për 2 tendera në Divjakë! Ish ministri shmang akuzën për lopët, flet për vaditjen: S'ka asnjë tender të tillë, padi qesharake
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Komisionerja Kos takon drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, 'kokë më kokë' me Dumanin, Çelën dhe Metanin për afro një orë
13 Mars, 20:37
-
Përkrahu Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018, vihet në pranga e dashura e tij
13 Mars, 19:33
-
‘ILD dhe KLP t’i japin zgjidhje kërkesës së Veliajt’, ish-prokurori për Report TV: Dado nuk plotëson kriteret për prokuror! Reforma në drejtësi duhet rishikuar, arrestet me burg pa kriter
13 Mars, 19:17
-
Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali ankimojnë masën e arrestit të GJKKO, Apeli e regjistron! Ja gjyqtarja që do vendosë
13 Mars, 15:39
-
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn për më 4 prill seancën paraprake! Të pandehur Sali Berisha, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe të tjerët
13 Mars, 14:41
-
Dosja e 'Sterilizimit'/ Shtyhet seanca në GJKKO, mungoi e pandehura dhe avokati i saj! Biznesmeni Rrapaj kërkon avokat italian
13 Mars, 14:07
-
Pandeli Majko reagon pasi u la në listën e hapur në Tiranë: Bufi ushqehet me minj! Beteja ime është për Shqipërinë e fëmijëve tanë
13 Mars, 08:19
-
Ilir Yzeiri: Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve
12 Mars, 18:18
-
Anri Bala: Pse SPAK nuk i heton financuesit dhe informatorët e 'gazetarëve të posaçëm' kur bëhen presione ndaj drejtësisë?
12 Mars, 09:30
-
Mero Baze: Nëse 'prova' e re e SPAK për Veliaj është miqësia me mua, është provë shumë e vjetër
11 Mars, 20:44
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Rama ka strategji mbështetjen e SPAK-ut dhe reformën në drejtësi, Berisha për herë të katër në opozitë! PL në degradim total
11 Mars, 19:39
-
Prova të reja kundër Veliajt, avokati Petraj: E paprecedentë në Apel! Gazetari Bala: Magjistratët s'guxojnë të sillen me bandat si me kryebashkiakun
11 Mars, 18:34