Murrizi në Austri për zgjedhjet: Meqë Basha u pajtua me PS-në, s'ka kuptim të rri i zemëruar me Gjiknurin

Murrizi në Austri për zgjedhjet: Meqë Basha u pajtua me PS-në, s'ka kuptim të rri i zemëruar me Gjiknurin

Austri sot voton për të zgjedhur parlamentin e ri, ndërsa procesi po vëzhgohet edhe nga deputetët shqiptarë dhe anëtarët e KQZ-së. Në Austri ndodhen bashkë-kryetari i reformës zgjedhore Damian Gjiknuri, deputeti i opozitës Myslim Murrizi dhe katër anëtarët e KQZ-së. Murrizi ka bërë një postim në rrjetet sociale duke ironizuar Gjiknurin, ndërsa ka edhe një mesazh për politikën për sistemin e ri që duhet të miratohet.

"Dy dite ne Vjene me Damianin dhe 4 antare te KQZ. Meqenese Basha u pajtua me PS sepse Rama iku (ne Amerike)dhe solli Ivin ne komisionin e reformes zgjedhore, edhe une thashe qe nuk ka me kuptim te rri “zemruar” as me Damianin e as me “ ambasadorin” e Bashes ne komision. Ky eshte modeli i fletes se votimit qe rreth 6 milionë qytetare austriake do te votojne ne zgjedhjet parlamentare.

Une dhe 38 deputet te opozites kemi 5 muaj qe kemi firmosur per ndryshimin e sistemit tone bastardt zgjedhor, ku deputetet i emeron kryetari e nuk i zgjedh qytetari, por pas dy ditesh takime ketu ne Viene, edhe Damiani e kuptoi qe listat e hapura me vote preferenciale jane shume e shume here me te mira se listat me “Pagese” te kryetareve. Une Damiani por dhe Ky perfaqesuesi i PD nuk besojme qe austriaket jane me pak vend demokratik se ne!!!!

Pas kesaj besoj qe do biem rehat te gjithe se ne parlament do shkojne vetem ata qe votohen nga qytetaret shqiptare, e jo vemje te kryetareve te partive. Pas ndryshimit te sistemit zgjedhor nuk ka me “ faktore” politik me “silikon”. E di qe do nerziten disa spiune te sigurimit me pseudonime qefulli, lavreku, korani, qe drejtojne emisione televizive, sepse nuk do jene me jo deputet por as kryepleq, klloun te peshtire qe na i paraqesin si mender faktore, po kujt i plasi ????" shkruan Murrizi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Surjahi: 29/09/2019 12:39

    Kurvat politike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja