Murrizi në 'Repolitix': Së shpejti lëvizje e re politike, asnjë kandidat me të kaluar komuniste

Në një lidhje skype për emisionin Repolitix Report Tv, deputeti Myslim Murrizi foli mbi Reformën Zgjedhore dhe lëvizjen e re politike që do të krijojë së bashku me deputetët e rinj për zgjedhjet e 2021. Sipas tij liderët e partive kryesore në vend kanë pazare të vjetra me njeri- tjetrin.

"Për sa i përket situatës aktuale unë nuk shoh prishje pazaresh me këta politikanë. Në fakt prej vitesh Shqiptarët nuk zgjedhin. Qytetarët duhet të kenë përfaqësuesit e tyre. Raporti KQZ-së thotë që 56 parti nuk dihet ku janë. Ata që rrinë në kuvend janë punëtorë të Ramës, Bashës ose Lsi-së .Këta lider kanë hallin të jenë në pushtet nuk kanë merakun e shqiptarëve. 213 mijë vota në 2009 janë ndarë mes PD-së dhe PS-së. Ka disporpocion me votën, ky është problemi kryesor, por Basha nuk flet kurrë për këtë gjë.

Po ju them sot që në vitin 2021 do të më kenë përballë...Do krijojmë lëvizje të re me grupin e deputetëve të rinj. Te kjo lëvizje nuk do kandidoj asnjë kandidat pa marrë vërtetim që nuk ka lidhje me të kaluarën komuniste. Sepse që nga viti 2008 erdhën kriminelë dhe llum në parlament. Ne kërkojmë barazi. Në fakt, unë kam kopjuar ligjin e propozuar nga Spartak Braho, që e propozoi vetëm për Agron Tufën, ndërsa unë e mbështes për të gjithë në parlament, qeveri bashki etj. Ky ligj do të shqyrtohet shumë shpejt”, përfundoi deputeti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 14/05/2020 04:55

    shpejt u kujtuat rrini e nja 30 vjete akoma ,plerate e kombite e shkatrruate ate vende te pameshirshem

    Përgjigju
  • pd=ps mut: 13/05/2020 23:22

    BRAVO,MURRIZI KETA TE TJERET JANE TE GJITHE LEGENA--HAJDUTE--E KRIMINELE....TE TE DY KRAHEVE...

    Përgjigju
  • Ardi.: 13/05/2020 23:00

    0 lymo do pranojme ne pari vetem ata we jone myslymon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille