Murrizi në Report Tv: Nëse gjeni një tender të firmosur apo shpërdorim të parave publike nga unë, jap dorëheqjen nga politika

Kreu i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi tha gjatë një interviste në Report Tv, se nëse dikush gjen një tender të firmosur apo shpërdorim të parave publike nga vetë ai, deputeti do të japë dorëheqjen nga politika.

Teksa na ndajnë më pak se 3 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, edhe Murrizi ka nisur fushatën zgjedhore, ku ai shprehet se po punon për përfundimin e listës me kandidatët për deputetë. Ai thotë se po mban kontakte në çdo qytet si dhe deklaroi se brenda partisë do të ketë një garë të ndershme.

Sipas tij, nëse Murrizi nuk merr një votë më shumë se sa i fundit në listën në qarqet ku do kandidojë ai, nuk do të futet në Parlament. Kreu i LDSH-së, gjithashtu tha se fokusi i këtyre zgjedhjeve do të jetë në qarqet e Tiranës, Korçës, Elbasanit dhe Fierit.

"Kjo fushatë është e veçantë për shkak të pandemisë. Është fushatë guerrilese. Pa mitingje pa miliona lekë të harxhuara për organizime. Unë jam tip që edhe pse jo pak herë kam qenë kandidat i PD-së, në 2001 kur pushteti i PS më ka marrë mandatin. Jam mësuar të bëjë një fushatë duke iu përshtatur formatit të vjetër. Unë nuk i dua votën atij që nuk i kam dhënë dorën. Jam në kontakte në çdo cep të Shqipërisë për LDSH duke mbyllur listat e kandidatëve. Unë kërkoj kandidatë që nuk janë sjellë nga Sigurimi i Shtetit apo hipokritë, por të drejtëpërdrejtë si Myslim Murrizi. Para se të kaloj tek emrat, dua të garantoj se të gjithë qytetarët që duan të kontribuojnë, brenda LDSH-së kemi një lojë të ndershme me njëri-tjetrin. Myslim Murrizi nuk do jetë në Kuvend nëse nuk merr 1 votë më shumë se sa i fundit në qarqet ku do kandidoj. Të gjithë ata që janë ofruar tek LDSH, duhet të dinë që janë në garë të ndershme me njëri-tjetrin.

Nëse unë do jem në Parlament, nuk do kemi asnjë deputet që do ketë më pak vota se ata që janë lënë jashtë. Më gjeni një aksion opozitar që donin largimin e Ramës dhe ka ndërhyrë për ta penguar Myslim Murrizi. Nëse ka ndodhur, atëherë do të thotë se Murrizi është faktor më i lartë se sa vetë opozita jashtëparlamentit. Më gjeni një protestë që është bërë që nga 23 qershori ndaj kësaj opozite. Murrizi nuk ka firmosur asnjë tender të taksapaguesve shqiptarë. Mark Markun nuk e njoh fare pasi nuk i përket PD-së nga 1997-2005 ku kishte luftë mes bandash. Nëse dikush gjen prej 30 vitesh një tender apo marrjen e një paraje publike, dhe Murrizi heq dorë nga politika" - tha Murrizi.

Murrizi nuk ka preferuar të flasë për mandatet që synon në zgjedhjet e ardhshme. Ai ka ironizuar PS-në dhe LSI-në duke thënë se janë ata që ndajnë mandatet ku synojnë të marrin 260 nga 140 që k gjithsej parlamenti.

"Kjo është e para parti që nuk ka firmëtarë apo kryetar që kanë qenë pjesëtar të sigurimit të shtetit. Unë nuk bëj fallxhore për mandatet. Myslim Murrizi do ketë kandidatë në të gjithë Shqipërinë dhe do të luajmë fort në Fier, Korçë, Tiranë apo dhe Fier. Ndarjen e mandateve ua kam lënë këtyre të tjerëve, Kryemadhit dhe Ramës që duan të marrin 260 mandate nga 140 që ka Parlamenti shqiptar" - tha Murrizi.

 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë