Murrizi i vendosur: Nuk votoj marrëveshjen zgjedhore pa lista të hapura!

Kryetari i grupit Demokrat, Myslim Murrizi pas takimit prej dy orësh me kryeministrin Edi Rama dhe Rudina Hajdarin është shprehur i vendosur që nuk do ta votojë marrëveshjen zgjedhore nëse nuk hapen listat.

"Kryeministri Rama vazhdon ta ketë marrëveshje me ata që mohuan të drejtën e votës shqiptarëve. Nuk votojmë asnjë lloj pazari që do t'u shitet shqiptarëve si marrëveshje. Nuk votoj asnjë lloj buzëkuqi apo arnim të Kodit Zgjedhor nëse nuk hapen listat e kandidatëve, nëse nuk zbatohen të gjitha rregullat e vendosura nga OSBE ODHIR. Ramës ia bëmë të qartë që të vazhdonte sa të dojë pazarin, por nuk votojmë asgjë me ato që kemi kërkuar. Rama nuk është pro listave të hapura, nuk i duan shqiptarët si zgjedhës por si votues. Ata do ta ulin me këmbë në tokë zotin Rama. Nuk besoj se jemi zemëruar. Do të kemi takime për çështjen e hapjes së listave. Nuk do të heqim dorë nga depolitizimi. Është shumë e rëndësishme që palët në zgjedhje të jenë të qeta e të qarta", tha Murrizi.


Lajmi kryesor:

'Zgjedhorja'/ Hajdari: S'tërhiqemi! Rama: S'ka marrëveshje, PS s'do angazhohet në procese të kapjes së votës në Kuvend! I gatshëm të diskutojmë hapjen e listave me konsensus tri palësh!


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg