Opozita parlamentare/ Murrizi sulmon Hajdarin dhe ndërkombëtarët: Pazar! S'e votojmë 'Zgjedhoren', ku do i gjejë PS-ja 84 vota?

Opozita parlamentare/ Murrizi sulmon Hajdarin dhe ndërkombëtarët: Pazar! S'e votojmë 'Zgjedhoren', ku do i gjejë PS-ja 84 vota?

Kryetari i grupit Demokrat në Kuvend, Myslim Murrizi

TIRANE-Draftin e reformës zgjedhore që u firmos mbrëmë me konsensus e pret një sfidë shumë e vështirë në parlamentin shqiptar për t'u miratuar. Kryetari i grupit Demokrat në Kuvend, Myslim Murrizi deklaron se ai dhe deputetët e opozitës në parlament nuk do ta votojnë këtë marrëveshje, pasi nuk u jep asgjë shqiptarëve dhe nuk plotëson dy kushtet lista të hapura dhe depolitizim të administratës. Murrizi sulmon katër anëtarët që firmosën dokumentin, përfshirë edhe ish-kryetaren e grupit që sot drejton Rudina Hajdarin, por edhe ndërkombëtarët.

"Pazari i piste ne kurriz te shqiptareve sot qelbi Shqiperine. Kjo qe kerkohet tu shitet shqiptareve si konsensus eshte legjitimim i vjedhjeve te votes nga 3 palaço politik prej 24 vitesh nga viti 1996, 1997,2001,2005,2009,2013,2017. A mund te dime se çfar u mor parasysh nga rekomandimet e OSBE ODIHR?????? Po nga kushtet e Bundestagut??? Po kushtet e BE???? Per kete marreveshje nuk ka patur nevonje te harxhohej as kohe e as leter as nderkombetare e as ustallare,sepse ky pazar eshte sanksionuar ne Kushtetute me date 21 prill 2008.

Kjo leter bakalli e 4 enukeve qe nuk i voton as familja e tyre eshte nje shkrepse per te ndezur zjarrin e rrevoltes se shqiptareve. Nje grusht plehrash dhe 4 enuke te peshtire nuk mund te mbajne peng 5 milion shqiptare. Une dhe te gjithe deputetet e opozites ne Parlament qe nuk kemi asnje ngarkese ne kurriz nga maskaralleqet e ketyre palaçove, nuk do te votojme kete pazar te ndyre.

Mazhoranca “ super” gjigande tu tregoj shqiptareve se ku do ti gjej 84 vota ne Parlament??????? E nese kerkohet te legjitimojne trafikimin e votave ne Parlament, si mund te besojne shqiptaret se kjo paçavure “ marreveshje” do te ndaloj shit-blerjen e votave te qytetareve. Çfar fitoi opozita nga ky pazar???????? nuk votojme kod zgjedhor pa lista te hapura. Nuk votojme kod zgjedhor pa komisionere jo politik dhe duam qe emigrantet te votojne patjeter" shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir tocilla: 07/06/2020 15:20

    Vetem lehin per nje kafshate buke.jane thjeshte marioneta dhe kete e tregoi edhe histerikja hajdari...bazar vetem pazar

    Përgjigju
  • Diaspora: 07/06/2020 14:33

    Si munde te vije ne pushtete pd,a ka ndonje platforem afategjate,a ka na nje projekte per te ulur papunsine,per zhvidhimin e cdo qyteti dhe jo vetem te tiranes,zero,di vetem te akuzoje ps,kur eshte ne opozite,dhe sa vjen ben te njejtat gjera qe ka bere ps,vetem ndrojne rolet,kaq,e kan bere shqiperine top lecke,un besoje se me kete pd,qe eshte,jo qe ne 2030 qe ka ne plan rama te jete ne qeveri por edhe ne 2040 aty e ke,se ka mare pak nga,erdogani,xhukanovic,putin,ka pak qefe ti ngjaje atyre

    Përgjigju
  • Diaspora: 07/06/2020 14:24

    Edhe nje here e treguan veten,se ps dhe pd jane bashke si kan qene gjithmone,keta duhan qe 8vjet te vjedhi ps dhe 8 te tjera pd,as nje shqipetare i drejte nuk i do keta,prandaje vene votojne vetem simpatizantet dhe ata qe kan frike se mos i heqin nga puna,se kush pagon 4mije euro prape sa here qe ndrohet qeveria

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 06/06/2020 21:57

    Te kishim ca qereste e kishim bere nje ure

    Përgjigju
  • Sead: 06/06/2020 12:38

    Keto fytyra te vjwtra perfaqesojne popullin, barkderra, me fjalor te piset, floke te lyera e te lepira, ne prag pensioni suplementar, i bejne karshillek nje te huaji qe me tre fjale kur hapin gojen e kupton trashesine dhe yndyren qe u rrjedh ne vena...turp turp turp. Quo vadis Shqiperi...

    Përgjigju
  • Une: 06/06/2020 10:26

    Kerkojani Lulit,Saliut dhe Mones keto nese doni te jeni te besueshem. Maxhoranca e beri te sajen per depolitizimin e qendrave te votimit dhe ishte e hapur per listat. Opozita jashte parlamentare eshte ajo qe e kushtezoi dhe pas 3 vjeteve protesta me cadra e molotove u kthyhe aty ku ishte

    Përgjigju
  • Miço Taqua: 06/06/2020 09:14

    Mos e voto në asnjë mënyrë, ndryshim sistemi, lista të hapura dhe depolitizim të administratës ose sja vlen fare të hysh në zgjedhje.

    Përgjigju
  • Do e votosh!: 06/06/2020 08:46

    Mos bej “hop” pa hedhur kanalin , se bie brenda ! Ja keni mare doren presionit , Pse mos e besh dhe ti ?! Per ate vote , e more mandatin .

    Përgjigju
  • Nasi: 06/06/2020 07:50

    O murriz nese ju dhe ata te tjeret jeni te paster nuk ka force nderkombetare e kombetare qe tju forcoj ta votoni. Ama nese keni bere ndonje korrupsion dhe ata kan letrat, do e votoni skeni nga tja mbani. Shpresoj qe ta mbani llafen e mos ta votoni derisa listat te behen te hapura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë