Duke folur për ndryshimet në Kodin Rrugor, deputeti i opozitës në Kuvend, Myslim Murrizi, propozoi sot në Kuvend që të falën gjobat e marra gjatë pandemisë për drejtuesit e mjeteve që nuk respektuan dot orën policore se çuan njerëz në spitale.
“Ndryshimet që bëhen në kodin rrugor unë do të isha dakord që të kishim një kod të ri rrugor, një kod të BE që Shqipëria aspiron. Edhe kodet e tjera, jemi mësuar të bëjmë arnime sipas momentit. Ajo që shoh në këtë kod rrugor është ngritja e masave ndëshkuese, gati dyfish i disa kuntravajtave. Ulja e numrit të aksidenteve nuk bëhet me aksione apo me fushata. Gjatë fushatës elektorale asnjë polic në rrugë, asnjë dylbi, asnjë kamer. Pas procesit të votimit, aksion i madh në çdo aks rrugor, policë që fshihen pas ferrave. Meqë jemi të kodi rrugor ftoj mazhorancën të merrte një nismë dhe të falte gjobat gjatë pandemisë dhe kthimin e patentave të atyre personave që janë penalizuar për dërgesë në spital të hallexhinjve që nuk kanë korresponduar me orën policore. Do të ishte mirë që të gjitha lejet e drejtimit të pezulluara për këtë shkak , të vinte një nismë ligjore për amnisti. Edhe unë jam dakord që kodi rrugor të jetë i përqasur. Do të doja të ishte një kod i BE por gjithsesi shpreh votën time pro dhe pres nga mazhoranca për të dërguar një amendament për të falur gjobat gjatë pandemisë", tha ndër të tjera Murrizi.
Lajmi kryesor:
Miratohet Kodi i ri Rrugor, i hap rrugën rifillimit të kolaudimit! Hysi: Masa të rrepta për shkelësit në rrugë! Murrizi: Falni gjobat e vendosura në pandemi
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.4%
-
Jo
12.3%
-
Akoma
6.3%
Vota total: 301
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjidhen kryetari dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së! Fatjon Hoxhalli në krye, ja sa vota morën në Parlament! (EMRAT+DETAJET)
17 Mars, 15:00
-
Deputeti dhe deputetja që do të donim në Kuvendin e Shqipërisë pas 11 majit 2025
13 Mars, 17:22
-
Braçe reagon pas kritikave: 'Tërbimi' im është për mbrojtjen e bujqësisë, jo për pozita politike
12 Mars, 09:22
-
Riformatohet Këshilli Drejtues i RTSH! EMRAT e përzgjedhur votohen të enjten
11 Mars, 14:54
-
Tabaku: Qeveria po mbyll sesionin parlamentar me ligje të porositura, Transparency International e ka cilësuar si qeveri të kapur
11 Mars, 10:50
-
Ministri i Mbrojtjes, Vengu: Negociata me 5 kompani ndërkombëtare për prodhim armësh
10 Mars, 22:30
-
Berisha e Mediu në Kuvend bëjnë politikë me vdekjen e Andis Harasanit, kryetari i PD-së: E përzutë! I përgjigjet Spiropali e Balla: Bufi e korbi s’janë larg mes tyre
10 Mars, 09:10
-
Çfarë nuk u pa nga seanca/ Pikëtakimi i së enjtes: Në foltore me ‘këmbë e duar’, në karrige ‘përqafuar’ (FOTOT)
27 Shkurt, 12:50
-
Shqipëria në krah të Ukrainës/ Kuvendi dhe ambasada e Ukrainës përkujtojnë luftën 3-vjeçare, të ftuar personalitete të kulturës
24 Shkurt, 19:40
-
Konferenca për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare, Spiropali: Objektiv anëtarësimi në BE brenda 2030, përgjegjshmëria dhe transparenca parësore për Kuvendin
19 Shkurt, 09:37
-
U shkarkuan në bllok, Kuvendi hap garën për këshillin e ri drejtues të RTSH (Me mandat të plotë)
18 Shkurt, 13:07
-
Kuvendi zgjedh Gentian Salën në krye të AKEP-it me 73 vota
17 Shkurt, 21:04