TIRANE - Pas dy vjetësh larg Partisë Socialiste, ish-kreu i PS për Tiranën, Musa Ulqini është rikthyer në Grupin e Punës së kësaj partie. Ka qenë vetë pasardhësi i tij, Saimir Tahiri (aktualisht kreu i Partisë Socialiste për Tiranën), i cili deklaron se me këtë ekip, PS do të fitojë në zgjedhjet e 23 Qershorti, 2013.
Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Tahiri shprehet i lumtur për rikthimin e Ulqinit në PS, ndërsa ndër të tjera shkruan:
“Musa Ulqini iu bashkua ekipit drejtues të PS Tiranë. Jemi më shumë e më të fortë :) Jam i lumtur dhe krenar për ekipin e PS Tiranë, skuadrën e fitores për Rilindjen Shqiptare”.
Musa Ulqini u largua nga Partia Socialiste për shkak të pakënaqësive me drejtimin e ri që mori partia pas largimit të Fatos Nanos si kreu i saj.
Ndërkohë, nuk dihet nëse rikthimi i deputetit socialist, i cili vjen pak para zgjedhjeve parlamentare të qershorit, të ketë ardhur si pasojë e një ftese nga kryesocialisti Rama.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com