Musine Kokalari, shkrimtarja disidente e shekullit XX-të, që vuajti në burgjet e komunizmit tashmë do të ketë një hapësirë për ta kujtuar, në qytetin e saj të lindjes, Gjirokastër. Është i pari muze për Musine Kokalarin që çelet në lagjen muzeale “Palorto”, aty ku kanë jetuar të parët e saj.
Në inagurimin e strehëzës së shkrimtares disidente morën pjesë familjare, autoritete lokale, shkrimtarë, specialistë të trashëgimisë dhe ambasadori suedez në Shqipëri.
“Musine nuk na përket vetem ne, dimensionet e saj janë më të gjerë se shqiptaria. U përpoqa për këtë projekt, me oranizatën që Musinesë t’i sigurojmë një hapësirë memorial, sot mund të them se ‘Musineja ka një shtëpi’. Duam të pasurohet me materiale të tjera. Nuk është si muzete e tjere, është vete Musineja që flet për veten, muret janë mbushur me shënimeve të saj që janë të vlefshme dhe bëjnë të reflektojë këdo”, Arjeta Kokalari, drejtuese e muzeut privat dhe pasardhëse e Musinesë.
Muzeu nuk gjendet në shtëpinë ku u lind e rrit Musine Kokalari, por banesën e një prej anëtarëve të fisit Kokalari, kjo pasi një dekadë më parë u dogj shtëpia e saj dhe ende nuk është restauruar.
“Jemi 10 vite pas asaj fatkeqësie që na goditi rëndë! E kam thënë gjithmonë na u dogj shtëpia jo projekti. S’patëm mundësi ta bëjmë muzeun aty ku ka marrë frymë Musineja por në një shtëpi tjeter ku ajo ka hyrë e ka dalë kur ishte në Gjirokastër. Shtëpia ku bëmë muzeun është ka qenë e djalit të parë të asaj shtëpie. Nuk e ka frymë si tek ajo shtëpi ku u rrit”, tha me tej Arjeta Kokalari.
Muzeu privat “Muza ime” është investim i qeverisë suedeze që u zbatua nga organizata "Trashëgimia kulturore pa kufij" dhe do të menaxhohet nga trashëgimtarët e Musine Kokalarit.
R.D/S.Ç/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7.9%
-
Pak
81.8%
-
Nuk e di
10.3%
Vota total: 506
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dropull/ Makina merr flakë në ecje në Gjirokastër-Kakavijë, shoferi shpëton për mrekulli! Ja shkaku i dyshuar sipas Policisë
25 Mars, 19:05
-
Rikonstruktohet shkolla “Avni Rustemi” në Tepelenë! Klasa të reja, laboratorë e terrene sportive moderne
25 Mars, 07:30
-
Gjirokastër/ 3 turistë grekë humbën rrugën gjatë eksplorimit në malin e Priskës, shpëtohen nga policia
24 Mars, 22:01
-
Rama viziton fabrikën e vajit të ullirit në Memaliaj! Qytetari: Bashës desh i rashë me shpullë, s’më jepte lekët! Kryeministri e ironizon: O Lul, ku i çove lekët? S’ka fytyrë për shpulla ai (VIDEO)
24 Mars, 20:15
-
Rama inspekton sheshin e ri 'Çerçiz Topulli’ në Gjirokastër: Ky i ka hije Çeços dhe gjirokastritëve! Në funksion të plotë, parkim nëntokësor e identitet arkitektonik (VIDEO)
24 Mars, 17:06
-
Kryeministri Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut
24 Mars, 16:29
-
Rama nga Gjirokastra u kërkon votën demokratëve: T’i japim mesazh Brukselit se duam të integrohemi në BE! Vetëm PS e realizon, mund ta bënte Luli por e zë gjumi (VIDEO)
24 Mars, 13:54
-
Aktivitetet kulturore/ Koncerti 'Pranvera filloi me ardh' në Berat, 'Trio Italiano di Ance' në teatrin e Gjirokastrës
22 Mars, 11:21
-
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
21 Mars, 23:05
-
Gjirokastër/ Zjarr në një pallat, evakuuohen banorët, shkak një shkëndijë elektrike
21 Mars, 16:33
-
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 67- vjeçari
21 Mars, 15:12
-
Këlcyrë/ Çmontohet grupi i plaçkitjes së banesave, 2 të arrestuar, një prej tyre i mitur! Shtëpia e braktisur u kthye në bazë ku mbaheshin armatimet dhe sendet e vjedhura (VIDEO)
21 Mars, 10:07