Elon Musk ka shpenzuar rreth 366 milionë dollarë për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, me synimin për të ndihmuar republikanët të ruajnë kontrollin e Kongresit. Sipas Reuters, vetëm nga korriku deri në shtator, miliarderi ka dhuruar të paktën 276 milionë dollarë për organizata politike republikane dhe komitetin e tij politik America PAC.
Pjesa më e madhe e donacioneve të fundit, 158 milionë dollarë, i është dhënë Senate Leadership Fund, një komitet politik që mbështet kandidatët republikanë për Senat. Ndërkohë, 76 milionë dollarë kanë shkuar për c, e cila financon fushata për mobilizimin e votuesve konservatorë.
Musk ka dhuruar gjithashtu 20 milionë dollarë për organizatën që mbështet kandidatët republikanë për Dhomën e Përfaqësuesve dhe 10 milionë dollarë për një komitet që mbështet kandidaturën e Ken Paxton për Senatin në Teksas.
Fonde të tjera janë dhënë për organizatat republikane të guvernatorëve dhe prokurorëve të përgjithshëm. Përmes America PAC, Musk ka financuar një operacion të gjerë për të nxitur pjesëmarrjen në votime, me fushata derë më derë, reklama dhe mesazhe për votuesit.
Organizata është aktive në shtatë gara për Senatin dhe në afro tri duzina garash për Dhomën e Përfaqësuesve. Një nga zonat ku është përqendruar është Teksasi, ku kandidati republikan Ken Paxton përballet me demokratin James Talarico në garën për Senat.
Shpenzimet e Musk në ciklin zgjedhor 2025–2026 kanë tejkaluar rreth 290 milionë dollarët që ai shpenzoi gjatë zgjedhjeve të vitit 2024, kur mbështeti Donald Trump dhe kandidatët republikanë. Kjo e bën atë donatorin më të madh politik të njohur në zgjedhjet e këtij viti, sipas të dhënave të raportuara nga Reuters.






Komente
Komento