PRESHEVË - Kreu i Këshillit të Shqiptarëve, njëkohësisht kreu i komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu deklaroi se qeveria e Kosovës duhet të krijojë një organizëm të posaçëm për Luginën e Preshevës.
Duke folur për Agjencinë Presheva Jonë, nëpërmjet së cilës uroi qeverinë e re të Kosovës, zoti Musliu, deklaroi se"Kryeministri Mustafa se pari të vizitojë Preshevën, e cila ndodhet 50 km afër, para se te shkoj ne Beograd 500 km larg.
"Mbetemi me shpresë që qeveria e re e Kosovës do të jete me efikase dhe më e përqendruar në problemin e shqiptareve sidomos tek ne në Luginen e Preshevës ku me vite të tera shqiptarët po ballafaqohen me politika diskriminuese të Beogradit që ka shkaktuar edhe kriza ekonomike dhe sociale. Dhe kjo politike me prapavijë ka shkaktuar papunësinë më të madhe në rajon dhe eksod masiv të shqiptarëve nga trojet e tyre. Prandaj, nga kryeministri Mustafa ne kërkojmë  që në të ardhmen Qeveria e Kosovës të krijoje një fondacion të posaçëm dhe ministri për Luginën e Preshevës, ashtu siç e kanë serbët e Veriut nga Qeveria serbe," ka deklaruar z.Musliu për "Presheva Jonë"./ATSH/