Mustafa: Bisedojmë me të gjithë
por qeverinë do ta udhëheqim ne

Mustafa: Bisedojmë me të gjithë<br />por qeverinë do ta udhëheqim ne
PRISHTINE - Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit të Këshillit të Përgjithshëm ka thënë se në mbledhje është diskutuar për pozicionin e LDK-së në qeverisjen e ardhshme të vendit në pajtim me vendimin e Kushtueses dhe parimet e presidentes, si dhe angazhimin e faktorit ndërkombëtarë.

Ai theksoi se LDK-ja është e hapur që të bisedojë me të gjithë spektrin politik, duke përfshirë edhe partitë e bllokut paszgjedhor, por nuk do të pranojë asgjë me pak sesa të udhëheqë qeverinë e re.

Mustafa nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha sot se Blloku VLAN nuk ekziston më.

Sipas tij, ai është i nominuar për kryeministër qe 8 muaj dhe këtë sot e ka rikonfirmuar Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Mustafa po ashtu ka thënë se javën e ardhshme pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës