/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, shprehu sot nderimin për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e pavarësinë e vendit.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Mustafa, thekson se "si kryeministër i Kosovës dhe qytetar i Prishtinës, sot shpreh nderimet e larta për dëshmorët tanë, që jetën e tyre ia dhuruan lirisë dhe pavarësisë. Me përkushtim do të punojmë t'i realizojmë idealet e tyre".