Mustafa e Vuçiç takim më 8-9 shkurt
Serbia: BE nuk lejon provokime

Mustafa e Vuçiç takim më 8-9 shkurt<br />Serbia: BE nuk lejon provokime
Takimi Kosovë-Serbi i lajmëruar më herët nga shefja e dipomacisë europiane, Federica Mogherini është caktuar për më 8 dhe 9 shkurt. Lajmin e raporton e pëditshmja serbe “Novosti”.

Sa i takon temave që do të diskutohen, sipas gazetës serbe fokusi i takimit që do të jetë bashkimi i komunave me shumicë serbe, që sipas Ljubomir Mariq, koordinator për komunitetin serb në qeverinë e Kosovës do të bëhet brenda pesë muajve të ardhshëm.

Ndërsa Milovan Drecun, kryetar i komisionit parlamentar për Kosovën në parlamentin serb, “BE nuk do të lejojë që në listën e temave të ketë asnjë provokim”, pasi prioritet është implemtimi i asaj që është rënë dakord deri më tani.

Referuar takimit në Bruksel, kryeministri kosovar Isa Mustafa ka thënë se do të insistojë në vijimin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, ndonëse gazeta serbe nuk përjashton mundësinë që Prishtina zyrtare të hapë tema të reja.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin