Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma priten që të takohen për të vendosur për ftesën e kryeministrit, Isa Mustafa. Takimi do të mbahet në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
 
Kryeministri i Kosovës në një konferencë për media deklaroi se i ka dërguar një ftesë zyrtare të tre liderëve të opozitës që të takohen më 7 dhjetor në ambientet e Kuvendit të Kosovës për të diskutuar për dy marrëveshjet e kontestuara nga opozita. Ftesën ia ka dërguar edhe zëvendësministrit Hashim Thaçi.
 
“I shqetësuar me situatën i kam ftuar zyrtarisht që të ulemi dhe t’i trajtojmë të gjitha çështjet me opozitën për dy marrëveshjet”, deklaroi Mustafa.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)