Mustafa i përgjigjet Vuçiç: Zot
të Kosovës e Trepçes, jemi ne

Mustafa i përgjigjet Vuçiç: Zot<br />të Kosovës e Trepçes, jemi ne
Kryeministri Isa Mustafa i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç për Kosovën dhe Trepçen.
 
Reagimi i kreut të qeverisë kosovare ka ardhur pasi një qytetar i ka shkruar atij në Facebook, i shqetësuar për deklaratat e Vuçiç. Nga ana e tij, Mustafa i është përgjigjur po në rrjetin social, se s’duhet të shqetësohet për ato çfarë thotë kryeministri serb.
 
“Bujar, mos u brengos, ne jemi të zotët e shtëpisë. Të zotët e Kosovës dhe Trepçës”, është përgjigja e kryeministrit Mustafa në Facebook, për qytetarin Bujar Beqiri.

Gjatë qëndrimit në pjesën Veriore të Kosovës, Aleksandër Vuçiç, vizitoi edhe minatorët serbë të “Trepçës”, nga ku deklaroi se në bisedimet me Prishtinën në Bruksel do të bëjë të qartë se Beogradi nuk do të lejojë që autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj nëpërmjet të cilit kombinati “Trepça” do të shndërrohej në ndërmarrje publike të së ashtuquajturës Republikë e Kosovës.

Ai ka shtuar se nuk dëshiron ta fyejë askënd, por se Serbia do ta ruajë “Trepçën”.

Vuçiç kishte paralajmëruar se do të vizitonte Kosovën edhe para disa javësh, por që vizita e tij ishte anuluar. Shefi i ekzekutivit serb po qëndron në Kosovë me leje të Ministrisë së Jashtme.


Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011