Mustafa: Kosova duhet të festojë
 arritjet e fundit, jo të protestojë

Mustafa: Kosova duhet të festojë<br /> arritjet e fundit, jo të protestojë
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është shprehur se Kosova duhet të festojë për arritjet e fundit në vend që të protestojë, duke iu referuar protestës së opozitës mbajtur mesditën e sotme në sheshin ‘Skënderbej” në Prishtinë.

“Është hera e parë pas gjithë kësaj pritje që ne u barazuam me qytetarët e tjerë evropianë dhe duhet të përjetohet si sukses i të gjithëve, jo vetëm i pozitës por i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Po ashtu të kremtojnë edhe anëtarësimin tonë në UEFA dhe në FIFA sepse janë organizatat më të mëdha botërore përkatësisht evropiane të futbollit. Ne do të jemi qytetarë të barabartë dhe pjesëmarrës të barabartë me të gjithë. Po ashtu, kemi edhe projekte tjera botërore sidomos këtë të MÇ-së që e kemi fituar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është një prej projekteve që iu kanë dhënë pak vendeve por është në bazë të meritave që i ka Kosova, ashtu siç i kemi marrë të gjitha të tjerat me meritë”, ka thënë Mustafa.

Por megjithatë ai është shprehur se protesta është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe shprehje e mendimit të njerëzve.

“Ajo që është e mundshme të bëhet, natyrisht, gjithmonë do të jemi të vëmendshëm për kërkesat e qytetarëve, mirëpo janë disa gjëra të cilat unë mendoj se janë shumë të qarta edhe për këto dy parti politike edhe për qytetarët. Çështja e Asociacionit është rregulluar dhe përkufizuar shumë qartë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ajo do të bëhet ashtu si Gjykata Kushtetuese ka vendosur dhe çështja e Demarkacionit për të cilën edhe Komisioni ynë shtetërorë, edhe Komisioni i ekspertëve ndërkombëtarë, edhe Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kanë vërtetuar se është aty ku ka qenë përpara vija administrative ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Tani ne s’po vëmë kufij të ri, vetëm po rishënohet kufiri i cili ka qenë, tha kryeministri i Kosovës.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme