Mustafa: Kosova kthim në binarë
Jo prerje kokash në emër të Allahut
Me një qëndrim të ashpër, kreu i LDK-së Isa Mustafa flet për ndalje të keqpërdorimit të fesë islame dhe prerjes së kokave në emër të Allahut, edhe pse nuk përcakton qartë se cilit realiteti i referohet. Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, duke i’u referuar zhvillimeve në vendin e tij, u shpreh se Kosova duhet të kthehet e të eci në binarë normal.
Me një qëndrim të ashpër, kreu i LDK-së Isa Mustafa flet për ndalje të keqpërdorimit të fesë islame dhe prerjes së kokave në emër të Allahut, edhe pse nuk përcakton qartë se cilit realiteti i referohet.
Në një postim të tij në rrjetin social Facebook Mustafa thotë se Kosova duhet të kthehet e të eci në binarë normal. Ndër temat që preku z. Mustafa, ajo më delikatja dhe e trajtuar më ashpër nga kreu LDK-së është feja. Në linja të trasha, sipas Mustafës, feja islame në Kosovë po ngjall urrejtje fetare e gjinore në vend të dashurisë për njerëzimin. Duke pohuar dhe se muslimanët me mjekrat e tyre nuk i ngjajnë qytetarëve të Kosovës.
“Feja ka marrë përmasa të manifestimit me uniforma dhe mjekra që më së paku u përngjajnë qytetarëve tanë e me individë që në vend të misionit të besimit në zot e dashurisë për njerëzimin, mbjellin urrejtje fetare e gjinore, vrasin njerëz e presin koka duke u thirr në Allahun.
Ne kemi nevojë t'i ndalim këto dukuri, kemi nevojë që shtetin tonë ta kthejmë dhe ta zhvillojmë në binarë normal. "- shkruan kreu i LDK-së Mustafa në facebook.
Gjithashtu Isa Mustafa në postimin e tij në rrjetin social shkruan për rënie të optimizmit dhe për problematikat që has Kosova në këtë periudh tranzicioni duke përmendur dukuri si korrupsioni, diploma “fast-food” dhe njerëz që duhet të përgjigjen për vrasje e ekzekutime. Zgjidhja e këtyre problematikave sipas kreut të LDK-së është në dorën e qytetarëve dhe institucionet e vendit.
“Nuk mjafton vetëm të distancohemi ndaj njerëzve dhe veprave të llahtarshme të tyre, ndaj atyre që po e plaçkitin çdo ditë këtë vend e ndaj atyre që duhet të përgjigjen për vrasje e ekzekutime. Në duhet të tregojmë guxim dhe gatishmëri për të zbatuar drejtësinë. Ne, institucionet dhe qytetarët e këtij vendi. Të tjerët mund të na ndihmojnë, por nuk mund t'i bëjnë punët tona”- mbyll postimin e tij z. Mustafa.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
41.7%
-
Më keq
38.6%
-
Njësoj
19.7%
Vota total: 132
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj, Mark Frroku
2 Gusht, 22:09
-
SHBA/ Trump: Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë ishte një fitore e Vladimir Putin
2 Gusht, 22:08
-
Sondazhet në Shqiptarja.com/ Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali në krye të Kuvendit, ja cili ishte mendimi i qytetarëve
2 Gusht, 21:44
-
Itali/ Qëlloi me thikë bashkëatdhetarin pas një debati, arrestohet 44-vjeçari shqiptar
2 Gusht, 21:41
-
Kërcënohet me vdekje drejtori artistik i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike 2024
2 Gusht, 21:17
-
SHBA/ Zyrtarisht kandidate, Kamala Harris merr votat e nevojshme të demokratëve për të qenë përballë Trump në zgjedhjet presidenciale
2 Gusht, 21:15
-
Francë/ Kishte shkuar si turist në Francë, shqiptari kapet duke shitur kokainë! Dënohet me 8 muaj burg
2 Gusht, 21:00
-
Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët
2 Gusht, 20:51
-
I binte borisë pa pushim, kreu i Rrugores e qëllon me shpullë të riun në Thumanë
2 Gusht, 20:16
-
Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital
2 Gusht, 20:04
-
Spahiu: Ja pse Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë
2 Gusht, 19:58
-
Spahiu: Pakti PS-PD për 'listat e mbyllura', qëllimisht në sezon pushimesh, që të harrohet
2 Gusht, 19:51