Mustafa: Kushtetuta e Kaçanikut
dita e vënies së themeleve të shtetit

Mustafa: Kushtetuta e Kaçanikut<br />dita e vënies së themeleve të shtetit
Ditës së Kushtetutës së Kaçanikut, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar të gjithë qytetarët e vendit dhe ka shprehur mirënjohje deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim, dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e 7 Shtatorit, Ditës së Kushtetutës së Kosovës, e cila njihet edhe si Kushtetuta e Kaçanikut, thuhet në urimin e kreut të LDK-së

“Siç e thoshte Presidenti Rugova, dita e 7 Shtatorit të vitit 1990 ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit.

Me këtë Kushtetutë ka funksionuar një dekadë shoqëria dhe shteti i Kosovës.

Sot, në këtë përvjetor, ne u shprehim mirënjohje deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, të cilët, në rrethana të jashtëzakonshme, e miratuan Kushtetutën në Kaçanik dhe e shpallën Kosovën Republikë”, ka thënë Mustafa në urimin e tij.

Marrë nga "Express"

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje