Mustafa: Lituania, partner evropian i Kosovës



Vilnius, 9 nëntor /ATSH/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të vizitës zyrtare në Lituani, u takua me kryetaren e Parlamentit, Loreta Grau?inien?, dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Linas Linkevi?ius.
Gjatë takimit mes kryeministrit Mustafa dhe kryeparlamentares Grau?inien? u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në shumë fusha.
Duke ofruar përkrahje për Kosovën, kryetarja e Parlamentit Grau?inien?,  shprehu gatishmërinë e institucioneve të Lituanisë për të ndarë përvojat me institucionet kosovare lidhur me integrimet në BE e NATO, si dhe reformat legjislative që kërkohen në këtë rrugë.

Kryeministri Isa Mustafa falënderoi për mbështetjen e Lituanisë për Kosovën në të gjitha fazat, duke përfshirë proceset integruese evropiane. Po ashtu, e njoftoi për progresin në Kosovë, për punën e Parlamentit të Kosovës si dhe proceset tjera në vend.
"Republika e Kosovës i ka dhënë prioritet kryesor zhvillimit ekonomik dhe proceseve integruese evropiane, dhe reformat legjislative janë vendimtare në arritjen e zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE", theksoi kryeministri Mustafa.

Gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkevi?ius, u bisedua për rëndësinë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, hapat e mëtejmë integrues të Kosovës, zhvillimin ekonomik, dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë si dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga BE-ja.
Ministri Linkevi?ius, shprehu përkrahjen e plotë të Lituanisë për qasjen e qeverisë së Kosovës në raport me këto procese.
Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi për përkrahjen e Lituanisë në proceset e rëndësishme ndërkombëtare, duke kërkuar mbështetje të mëtejme në rrugën integruese evropiane, me theks të veçantë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës./b.j/f.n/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social