Mustafa me diplomatët: Po punojmë që të ofrojmë një alternativë të re qeverisëse
PRISHTINË, 27 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa bën të ditur se sot në takime me diplomatë në Prishtinë i ka njofuar për angazhimet e koalicionit paszgjedhor për një alternativë të re qeverisëse. “ Sot isha në takim te ambasadorja e SHBA, Tracey Ann Jacobson, takova ambasadorin e Gjermanisë, dr. Peter Blomeyer, […]
PRISHTINË, 27 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa bën të ditur se sot në takime me diplomatë në Prishtinë i ka njofuar për angazhimet e koalicionit paszgjedhor për një alternativë të re qeverisëse.
" Sot isha në takim te ambasadorja e SHBA, Tracey Ann Jacobson, takova ambasadorin e Gjermanisë, dr. Peter Blomeyer, po ashtu takova edhe ambasadoren e Greqisë, Constantina Athanassiadou. I njoftova se po punojmë që të ofrojmë një alternativë të re qeverisëse, se qeveria e ardhshme, e cila buron nga marrëveshja LDK, AAK dhe Nisma do të ofroj zhvillim ekonomik, ulje të papunësisë, ndërtim të shtetit ligjor dhe luftë kundër korrupsionit", shkruan ai në Facebook.
"I sigurova se ne do ta kultivojmë partneritetin me SHBA dhe Bashkimin Evropian dhe se do të vazhdojmë me dialogun, i cili do të fokusohet në interes të vendit tonë, si formë e vetme e ndërtimit të marrëdhënieve me fqinjët, kurse zhvillimi i ekonomisë së tregut dhe sektorit privat do të jenë bazë e orientimit tonë zhvillimor", thekson kreu i LDK-së.
Liderët e koalicionit paszgjedhor të dy partive të opozitës, Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës e Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj i subjektit të ri politik Nisma, kanë zhvilluar sot një takim me synim realizimin e marrëveshjes së tyre për formimin e qeverisë së re, me mbështetjen e kushtëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti.
KQZ i Kosovës ka shpallur dje rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit, çertifikimi i të cilave paralajmërohet se do bëhet brenda një jave.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.4%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7914
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 1400 emigrantë brenda 17 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32