Mustafa në 'A1 Report': Lugina e
Preshevës, tani problem i dy qeverive

Mustafa në 'A1 Report': Lugina e<br />Preshevës, tani problem i dy qeverive
TIRANË - Liderët e Luginës së Preshevës kanë përshëndetur mbledhjen që do të mbahet nesër në Prizren mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, duke theksuar se "tani po ndërkombëtarizohet institucionalisht nga dy qeveri problemi i Luginës së Preshevës, i cili pret zgjidhje".

Kreu i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa në një lidhje telefonike për A1 Report të gazetares Eriona Rusi deklaroi se është për t’u vlerësuar fakti që për herë të parë çështja e shqiptarëve në Luginë po trajtohet në mënyrë institucionale nga dy qeveritë, të cilat duhet të ndërgjegjësohen që në buxhetet e tyre të përfshihet një buxhet i veçantë për të ruajtur autoktonine shqiptare në këto tri komuna.

"Shqiptarët e Luginës së Preshevës pa dyshim që e mbështësin dhe përshëndesin mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Tiranës dhe të Prishtinës, në qytetin historik të shqiptarve, Prizren që do të jetë nesër në datë 11 janar 2014", thotë Mustafa.
 
Ai e ka cilësuar një datë historike pa dyshim pas 101 vite pavarësi të Republikës së Shqipërisë krijohen mundësitë që dy qeveritë të kenë temë diskutimi, vendime politike për interesin e shqiptarëve në territorin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

"Aq më tepër për shqiptarët e Luginës së Preshevës, sepse përveç temave që janë shumë të veçanta për Kosovën dhe Shqipërinë do të jetë temë diskutimi edhe Lugina e Preshevës në mbledhjen e parë të dy qeverive të Tiranës dhe Prishtinës. Kjo kënaq çdo shqiptar që jeton në territorin e Luginës së Preshevës dhe se në këtë drejtim një ndihmë simbolike është ajo për nevojat e ndërtimit të maternitetit në Preshevë. Një nismë e parë kjo që duhet të pasohet me projekte për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Luginës së Preshevës në të ardhmen, sepse në mbarim të këtij viti pa dyshim që do të miratohen buxhetet e dy qeverive për vitin që do vijë 2015".
 
Sipas Mustafës, në buxhetet e tyre, qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës duhet të shikojnë pozicionin e veçantë të Luginës së Preshevës. "Por çfarë ka më rëndësi është se tani po ndërkombëtarizohet institucionalisht nga dy qeveri problemi i Luginës së Preshevës, i cili pret zgjidhje. Në këtë kontekst kemi dhe shumë fusha të tjera".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane