Mustafa në interpelancë për 100
ditët e para të punës së qeverisë

Mustafa në interpelancë për 100<br />ditët e para të punës së qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pritet të ballafaqohet sërish me opozitën në Kuvend. Kësaj radhe, ai është ftuar këtë të enjte më 2 prill, në debat rreth 100 ditëve të para të punës së qeverisë që drejton. Edhe këtë herë, interpelanca është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka konfirmuar pas takimit të Kryesisë së Kuvendit se interpelanca e kryeministrit Mustafa do të mbahet më 2 prill, pas orës 14:00, pasi  të njëjtën ditë, gjatë paraditës do të ketë vazhdim të seancës nga java e kaluar. 

Së fundit, Mustafa është përballur me opozitën edhe në lidhje me nismën për amandamentimin e Kushtetutës rreth themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni