Mustafa: Nënshkrimi i MSA-së, hap
rrugë për një proces të reformave 

Mustafa: Nënshkrimi i MSA-së, hap<br />rrugë për një proces të reformave 
“Kosova me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimiit ka nënshkruar një ndër reformat më të mëdha të vendit”, theksoi sot kryeministri Isa Mustafa në fjalën e tij në tryezën me temë “Si ta shndërrojmë MSA-në në një proces për reforma thelbësore në Republikën e Kosovës?”, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

Kreu i qeverisë tha se “ky dokument hapë rrugë për një proces të reformave thelbësore, ashtu siç është parashikuar me këtë tryezë”.

Me nënshkrimin dhe ratifikimin në Kuvend të kësaj marrëveshje, Republika e Kosovës ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian dhe këto marrëdhënie do të thonë më shumë të mira për njerëzit e Kosovës, dhe po ashtu edhe më shumë të mira për Bashkimin Evropian, si dhe më shumë stabilitet dhe integritet në këtë rajon”, nënvizoi Mustafa.

Sipas tij, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje më 27 tetor të vitit të kaluar është konfirmuar vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës për perspektivën e integrimit si vizion madhor i Kosovës dhe i qytetarëve të saj.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar edhe Ligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshje, gjë që është konstatuar edhe vullneti i përfaqësuesve të qytetarëve të Kosovës për rrugën tonë evropiane. Prandaj kjo marrëveshje është pjesë e rëndësishme e rrugës së Kosovës për Bashkimin Evropian, e cila ofron mundësi shumë të mëdha për reforma të ndryshme në sektorë të ndryshëm. Mirëpo, marrëveshja nënkupton edhe angazhimin e gjithë spektrit politik kosovar, Parlamentit të Kosovës, Qeverisë së Republikës së Kosovës, institucioneve të drejtësisë, partive politike, shoqërisë civile, bizneseve dhe shoqatave të tyre, si dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, theksoi Mustafa.

Ai shtoi se përkushtimi i qeverisë së Republikës së Kosovës është shumë i madh për implementimin e kësaj marrëveshje.

Do të punojmë shumë dhe dëshirojmë që në implementimin e Marrëveshjes të jemi së bashku të gjithë, sepse në këtë formë do të arrijmë më shumë”, tha Mustafa. ATA

Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten