/ATSH/.- Pas pjesëmarrjes në Konferencën e Munihut për Sigurinë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron për vizitë në Bruksel.
Zyra për shtyp e kryeministrit njofton se gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri Isa Mustafa, do të takohet me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Për rezultatet e takimit, kryeministri Mustafa, pas kthimit në Kosovë, do të informojë Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Mustafa, gjatë qëndrimit në Bruksel po ashtu do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian si dhe të NATO-s, bëhet e ditur në komunikatë.
Gjatë fundjavës, kryeministri Isa Mustafa ka qëndruar në Munih ku ka marrë pjesë në Konferencën e 51-të të Munihut për Sigurinë, gjatë të cilës ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të shumë shteteve, duke përfshirë zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joseph Biden, ndihmës sekretaren e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland, ish-presidentin Martti Ahtisaari, kongresmenë amerikanë, deputetë të Bundestagut gjerman, si dhe shumë përfaqësues të lartë e personalitete të shquara ndërkombëtare./KosovaPress/
/Shqiptarja.com