Mustafa: Nuk ka komunë serbe
kjo është sajesë për destabilizim

Mustafa: Nuk ka komunë serbe<br />kjo është sajesë për destabilizim
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë sot se, nuk ka asnjë komunë serbe dhe ky informacion që po qarkullon është një sajesë për të shkaktuar destabilizim në vend.

Mustafa ka deklaruar se askush nuk është duke biseduar dhe në asnjë procedurë nuk është themelimi i Komunës së Prilluzhës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook’ Isa Mustafa shkruan se, ajo çfarë po thuhet dhe po shkruhet për themelimin e Komunës së Prilluzhës, është një sajesë e radhës për të destabilizuar vendin.

Mustafa ka shkruar edhe për demarkacionin me Malin e Zi, si dhe për Asociacionin e Komunave Serbe, gjithçka do të verifikohet e nëse ka gabime, do të ketë penalitete për përgjegjësit, ndërkohë që do të veprohet sipas vendimit që do të japë Gjykata Kushtetuese.

Ja statusi i shkruar në Facebook nga Isa Mustafa
“Të nderuar miq, 
Sot është një ditë e përkujtimit të heroizmit të familjes Jasharaj. Ditë që dëshmon sakrificën e shumë njerëzve dhe gjeneratave për liri. 
Po e shfrytëzoj edhe këtë ditë të madhe tu garantoj se ajo cfarë po thuhet dhe po shkruhet për kinse themelimin e Komunës së Prilluzhës, është një sajesë e radhës për të destabilizuar vendin. 
Askush nuk është duke biseduar dhe në asnjë procedurë nuk është themelimi i Komunës së Prilluzhës, siç po trumbetohet në disa media dhe nga disa individ. 
Ne kemi nevojë ta ndërtojmë dhe zhvillojmë këtë shtet, e jo që çdo ditë të sajojmë nga një rast të ri për të shqetësuar qytetarët dhe për ta destabilizuar vendin. 
Do të sqarohet pikë për pikë kufiri me Malin e Zi. Sqarimi do të bëhet në mënyrë profesionale dhe në harmoni me vijën kufitare që më 31 dhjetor të vitit 1988 e ka pasur Kosova, atëherë si krahinë, me Malin e Zi, si republikë. Nëse del se është bërë gabim, do të kërkohet përgjegjësi. Por nëse vërtetohet se çdo gjë është e saktë dhe se kufiri është aty ku ka qenë, atëherë duhet të përgjigjen ata që e than të pavërtetën. I garantoj qytetarët tanë se asnjë metër e territorit të Kosovës nuk do t’i epet Malit të Zi dhe as që ka interesim të Malit të Zi të merr tokë nga Kosova. 
Për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe do të veprohet ashtu siç Gjykata Kushtetuese e ka interpretuar marrëveshjen. Ftoj të gjithë akterët politik të pushojmë të sajojmë raste për të destabilizuar vendin. Koha është të mendojmë mbarë dhe të ndihmojmë që ky vend të merr drejtimin e duhur. Vetëm kështu i respektojmë ata që u flijuan për Kosovën. IM”

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni