Mustafa para deputetëve, 'llogari'
për marrëveshjen e drejtësisë

Mustafa para deputetëve, 'llogari'<br />për marrëveshjen e drejtësisë
PRISHTINE -  Mbahet sot ne Prishtine seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku pritet që para deputetëve të raportojë kryeministri Isa Mustafa.

Kryeministri do të raportojë për marrëveshjen e çështjes se drejtësisë e nënshkruar me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq të martën në Bruksel.

Sipas kësaj marrëveshje pjesa dërmuese e rasteve në Gjykatën Themelore ndahen nga një gjyqtar në përputhje me ligjet e Kosovës, sipas të cilës kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, do të jetë serb i Kosovës nga Veriu i Kosovës, ndërsa Kryeprokurori në Zyrën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë do të jetë shqiptar.

Marrëveshja percakton se, Gjykata Themelore në Mitrovicën e veriut do të përbëhet: Nga divizioni i Gjykatës së Apelit në Mitrovicë i cili do të përbëhet nga 5 serbë të Kosovës dhe 2 gjyqtarë shqiptar.

Ndërsa, departamenti i krimeve të rënda për tërë rajonin e Mitrovicës do të përbëhet nga katër serbë të Kosovës dhe 4 gjyqtarë shqiptarë, pjesë të departamentit të përgjithshëm përfshirë rastet kriminale. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot