Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit : "aplikohet masa e përkohshme, pezullohet vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 05-V-001 (17korrik 2014) dhe kërkohet që Kuvendi të përmbahet nga çdo veprim deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës".
Konform këtij vendimi, z. Mustafa ka pezulluar të gjitha aktivitetet në cilësi të kryeparlamentarit dhe nuk do të shfrytëzojë asnjë aset të Kuvendit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, sapo njofton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.
Kjo zyrë nuk ka dhënë ndonjë njoftim tjetër zyrar për aktivitetet e Mustafës si kryetar i Kuvendit të Kosovës pas atij të parit për pranim dorëzimin e detyrës nga kryeparlamentari i deritashëm Jakup Krasniqi në ditën e zgjedhjes në seancën konstituive në 17 korrik./ATSH/
/Shqiptarja.com