PRISHTINE - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, ka thënë se shtypi i lirë është jetik për një shoqëri të mirëinformuar, për një qeverisje të përgjegjshme dhe për një zhvillim të nevojshëm ekonomik e integrim të vendit tonë në strukturat euro-atlantike.
Megjithatë, ai ka akuzuar qeverinë e Kosovës, pasi sipas tij "kjo qeveri është ajo që më së shumti ka cenuar lirinë dhe pavarësinë e medias në vend".
Mustafa tha se "kudo që kërcënohet pavarësia e medias, aty minohet liria njerëzore si edhe përgjegjësia qeveritare."
Ai në një postim të bërë në Facebook, ka shtuar se "ky realitet do të ndryshohet nga ta dhe se do të angazhohen në përkrahjen e lirisë së shtypit dhe të zgjerimit qeveritar"./Kosovapress/
Redaksia online
/Shqiptarja.com